Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë…ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar më anë të hirit). – Efesianëve 2:4-5
Kur shkurajohemi nga jeta, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’i kujtojmë vetes për natyrën e dashurisë së Perëndisë.
Një nga gjërat më të bukura që Bibla thotë është se ndonëse ne ishim akoma mëkatarë, Krishti vdiq për ne (shih Romakëve 5:8). Ai nuk priti që ne ta meritonim dashurinë e Tij. Ai na do pa kushte. Për të qënë e sinqertë, është e vështirë për shumë nga ne që ta kuptojmë sepse jemi mësuar që gjithkça në jetë ta fitojmë.
Për shkak të dashurisë së Tij të mrekullueshme dhe të thellë, Perëndia derdhi jetën e Tij falas për ne. Kjo është dashuri revolucionare, e vërtetë që jep veten sepse nuk kënaqet me pak.
Është dashuria pa kushte e Perëndisë që na tërheq drejt Tij, hiri i Tij i mrekullueshëm që fshin mëkatin tonë dhe sakrifica e fuqishme që bën një rrugë për të hyrë në praninë e Tij. Dashuria e Tij nuk heq dorë kurrë dhe asnjëherë nuk do t’ju braktisë. Sa herë që të ndiheni të dëshpëruar, kujtoni dashurinë e madhe që Perëndia ka për ju.
Lutje
Perëndi, dashuria jote më ngazëllen. Edhe kur nuk duket, dashuria jote nuk heq dorë kurrë. Ti dhe gjithçka për mua dhe e di pa asnjë dyshim që ti më do.