Mund të keni paqe edhe pa e ditur të ardhmen!

Doktor Glen Bëris tregon për një rast kur ndaloi pranë një kioske në aeroport dhe vëmendja e tij u tërhoq nga një palë kufje të shtrenjta që mblidheshin dhe ktheheshin në përmasa shumë të vogla, të përshtatshme për udhëtim. Ai i bleu ato. Pasi pagoi për kufjet, shitësi shtoi se për tetë dollarë më shumë ai mund të merrte edhe dy vjet garanci për to. Edhe pse nuk pranoi për garancinë, Glenit i mbeti në mendje kjo gjë. Ai reflektoi se sa mirë do të ishte nëse në jetën tonë ne do të mund të paguanim disa para më shumë dhe të blinim pak siguri për gjithçka në jetë. Por ja që nuk funksionon kështu.

Ndonjëherë ne ankohemi te Perëndia për këtë. I themi Atij se do të ishte shumë herë më e lehtë nëse Ai thjesht do të na thoshte se çfarë na pret, se çfarë përmban e ardhmja. Por Ai nuk e bën këtë. Në fakt Perëndia bën diçka më të mirë. Ai na siguron paqen në mes të ankthit dhe shqetësimit. Te Filipianëve, kapitulli 4, Ai thotë: “Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus” (vargjet 6-7).

Kjo është një garanci që ia vlen ta kesh!

Vini re se si funksionon. Më së pari, ne duhet të sjellim gjithçka, të madhe apo të vogël, te Ai përmes lutjes. Dhe lutja duhet të jetë me falënderime, sepse kur vijmë te Perëndia me një qëndrim falënderimi, kjo tregon se vërtet besojmë që Ai do të kujdeset për çështjet që na shqetësojnë. Në këmbim të kësaj, garancia është që paqja e Tij do të na ruajë zemrat dhe mendjet tona. Mbani mend, lutja me falënderim është garancia e Perëndisë për paqe, e dhënë nga Perëndia i universit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI