Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është lumturia. Ne vazhdojmë ta ndjekim lumturinë hap pas hapi, por duket se na rrëshket nga duart. Arritjet nuk sjellin lumturi për një kohë të gjatë. Vetëm marrëdhënia e ngushtë më Zotin dhe qetësia që ofrohet në prezencën e Tij mund të mbushë shpirtin tonë. Megjithatë ne mund të bëjmë gjëra që na ofrojnë disi çlirimin e tensioneve të ndryshme që mund të kemi grumbulluar gjatë ditës sonë.
Kalo një orë në ditë duke bërë diçka që të pëlqen.
Ndonjëherë jeta bëhet shumë mbytëse me të gjithë ritmin e saj, dhe ne harrojmë të shpenzojmë kohë në pasionet tona. Dedikoji diçkaje që të pëlqen një orë, nëse nuk e ke një orë në dispozicion atëherë është në rregull edhe gjysmë ore. Mjafton që ditë pas dite ti të bësh dicka që të pëlqen.
Medito nga fjala e Zotit për çdo mëngjes.
Ka shume arsye per ta bere kete, por ndër të tjera Fjala e Perendise ka fuqinë të na sjellë paqen dhe sigurinë në zemrën tonë edhe sikur rrethanat të jenë vërtetë shumë të vështira për t’u përballuar. Kështu do të largosh stresin dhe do të ndihesh më i lidhur me Mbretin e Universit që të do dhe të pranon ashtu siç je.
Kontakto vazhdimisht me familjarët dhe miqtë e tu.
Në këtë moment merr telefonin dhe telefono një të afërm që ndoshta jeton në një tjetër qytet apo në një vend tjetër. Ndoshta ke kohë që ke ndërmend të flasësh me të, po duket se nuk është gjetur koha e duhur. Koha e duhur është tani. Distanca nuk është një arsye e mirë për të humbur kontaktet.
Është në rregull të qash ndonjëherë
Çdo emocioni duhet t’i kushtojmë rëndësi. Në ditë të vështira, kur ndoshta ndien që nga momenti në moment mund të shpërthesh në lot, është krejt normale që të shkosh në dhomën tënde dhe të çlirosh të gjithë atë që ndien. Ndonjëherë ndihemi të surprizuar se sa të çliruar ndihemi pasi kemi qarë. Madje duket se në raste të caktuara është e vetmja mënyrë që të ecim pëpara me pjesën tjetër të ditës
Ushqehu mirë Hani ushqime që ju bëjnë mirë, jo ushqime që ju dëmtojnë organizmin. Trupi ynë është i mrekullueshëm dhe patjetër që duhet të bëjmë të mundur që të mund të marrim të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten.
Numëro bekimet e tua
Ji mirënjohës për atë çfarë Zoti të ka dhënë. Është shumë e thjeshtë të fokusohemi tek gjërat që nuk kemi, tek ato që mungojnë dhe që do dëshironim që të ishin ndryshe. Kështu nisim të krahësojmë mundësitë tona me ato të të tjerëvë, arritjet tona profesionale, financiare apo të çdo fushe tjetër. Le të falenderojmë vazhdimisht. Perëndisë i pëlqen falenderimi. Dhe çdo gjë që Ai pëlqen është e mirë edhe për ne. Është vërtetuar se një zemër falenderuese është një zemër e gëzuar. Mbaj një ditar ku shkruan falenderimet e tua. mund të thuash faleminderit në lutjet e tua. Provoje sot, falendero Perëndinë për atë që po bën në jetën tënde, sepse është plani më i mirë që dikush mund të ketë ndonjëherë dhe falendero njerëzit që janë pranë teje në çdo moment.