Më Shumë Gëzim

Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat. –FJALËT E URTA 17:22

Kuptimi im për gëzimin është që ai mbulon një gamë të gjerë emocionesh, nga kënaqësia e qetësisë tek hilariteti ekstrem. Kohët e hilaritetit janë argëtuese, dhe ne të gjithë kemi nevojë për ato momente të qeshurash sa të na dhembin brinjët. Ndoshta nuk do ta jetojmë jetën tonë të përditshme në atë mënyrë, por na duhen ato kohë. Pse do të na jepte Perëndia aftësinë për të qeshur?

Si të krishterë, ne mund të rritemi në aftësinë tonë për të shijuar jetën dhe të jemi në gjendje të themi: “Unë e jetoj jetën time në një gjendje kënaqësie të qetë”. Unë mendoj se kënaqësia e qetë është një përzierje paqeje dhe gëzimi.

Disa nga fjalët greke që lidhen me gëzimin në Bibël do të thotë kënaqësi, gëzim, jashtëzakonisht i gëzuar, gëzim i bollshëm, të ekzaltohesh, të ngazëllohesh shumë … me gëzim të jashtëzakonshëm. Kam dëgjuar gjithashtu të përkufizohet si kënaqësi ose lumturi e madhe, një burim kënaqësie ose sadisfaksion, të mbushesh me gëzim ose të shijosh.

Cilido qoftë përkufizimi që preferoni, realiteti i trishtë është se kaq pak besimtarë e njohin gëzimin e Zotit. Mos lejoni të kalojë një ditë tjetër pa përjetuar mbretërinë e Perëndisë në qendër të saj – drejtësinë, paqen dhe gëzimin në Frymën e Shenjtë (Romakëve 14:17).

Nuk ka asgjë më tragjike se të jesh gjallë dhe të mos shijosh jetën.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI