Nga:

Lutja, “çelësi” i rizgjimit në Ausbury

Dëshira e disa studentëve për të kaluar më shumë kohë në lutje së bashku, adhuruar dhe lavdëruar Perëndinë  duket se është një nga arsyet e fillimit të rizgjimit të fundit të ndodhur në universitetin e Ausbury në SHBA. Me dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një shërbesë që solli ndryshimin jo vetëm në jetën e tyre, por edhe në komunitetin ku ata jetojnë. Susanna Edward, studente në këtë universitet, tregon për mikrofonin e Radio 7, se si nisi një shërbesë e thjeshtë që solli ndryshim, shërim dhe ripërkushtim e bekime pa fund, në jetën e mijëra të tjerëve.

Si ndodhi që patët një rizgjim të tillë?

Susanna Edward: Rizgjimi në Ausbury filloi shumë papritur. Ishte një ngjarje e pa parashikuar. Praktikisht menjëherë pas shërbesës të 8 Shkurtit 2023, disa prej studentëve qëndruan në shërbesë, filluan të adhuronin dhe lavdëronin Perëndinë. Gjatë ditës ne pamë, se si shumë studentë po u bashkoheshin dhe papritur ngadalë numrat po rriteshin. Deri në mund të ditës, gati  e gjitha trupa studentore ishte atje duke adhuruar. Pra praktikisht filloi me disa nga studentët duke qëndruar pas takimit  dhe jo se u kërkohej, por për shkak se ata kishin dëshirë. Kështu filloi gjithçka.

Çfarë ndikimi ka patur kjo lëvizje tek studentët e universitetit tuaj?

Susanna Edward: Rizgjimi pati një ndikim shumë pozitiv mbi studentët. Mund të dëgjojë dëshminë e shumë studentëve që tregonin se çfarë  kishte depozituar Perëndia tek ta, përmes këtij rizgjimi, se sa shumë prej zgjedhave ishin thyer, varësitë gjithashtu. Dhe se si shërime po ndodhnin. Ishte kaq e pabesueshme se si Perëndia ishte duke punuar këtu në Ausbury. Dhe jo vetëm këtu por edhe tek të gjitha ata studentë që erdhën nga shtete të ndryshme. Dhe në fillim ishte pak e vështirë për studentët, pasi u duhej të përballeshin me një fluks njerëzish në kampusin e tyre. Në fillimi ishim vetëm tre mijë studentë dhe më pas erdhën me mijëra dhe me mijëra. Në fillim ishte pak e vështirë, por më pas gjithkush ishte shumë mirënjohës për këtë.

Po tek ju personalisht çfarë ndryshimi solli?

Susanna Edward: Për mua personalisht rizgjimi ishte një përjetesë e gjallë.  E kam ditur se Perëndia na do  dhe i do edhe krijesat e Tij, por rizgjimi ma konfirmoi, më siguroi për këtë. Vetëm kam qenë duke adhuruar Perëndinë dhe duke kuptuar se sa besnik ka qenë ai me mua. Kjo më bëri të kuptojë se sa i madh është Perëndia. Pasi është më i madh, përtej çdo imagjinate tonën. Personalisht për mua mund të them se dy ishin përjetesat kryesore, se Perëndia na do dhe se sa i madh dhe Sovran është Ai. 

Si u prit ky takim nga komuniteti përrreth jush?

Susanna Edward: Ashtu sikur edhe kam thënë në një takim, askush nuk e priste që të vinin kaq shumë njerëz dhe Wilmore është një qytet shumë i vogël dhe ka vetëm një françaiz “ekzklusivitet”, dy dyqane dhe vetëm një pikë furnizimi me karburant. Dhe për këtë njerëz, për komunitetin përreth, edhe për këto dyqane kjo ishte një mundësi e madhe. Kam dëgjuar se disa prej tyre ishin në pikën e mbylljes, pasi nuk kishin aktivitet. Ishte kaq e bukur te kuptoje se si Perëndia kujdeset për gjithë secilin. Dhe kishte kaq shumë punë edhe për ta. Kështu që si për njerëzit e tjerë dhe për komunitetin ky fluks njerëzish ishte kaq i madh. Por, ishte edhe kaq bukur të shikojë se sa nevojë dhe sa dëshirë kishin këta njerëz për Perëndinë.

Si ka ndikuar kjo lëvizje në universitetet e tjera. A duket se përfaqësues të tyre kanë ardhur tek ju për të marre diçka prej Perëndisë dhe për ta përcjellë pishtarin në universitetet e tyre?

Susanna Edward: Nga informacionet që unë kam, rigjimi që ndodhi këtu në Asbury, u përhap në mbarë vendin. Kam informacione se edhe Universiteti “Li” dhe disa të tjerë  janë duke përjetuar rizgjime.  Duke parë studentët që erdhën nga shumë universitete të tjerë që morën zjarrin me vete për të qenë besnik dhe për ta përcjellë në kampuset e tyre atë që Perëndia ka bërë në jetën e tyre. Është kaq e mrekullueshme. Dhe kjo ka ndikuar kaq pozitivisht dhe kaq mrekullisht tek universitetet, nga ata që erdhën këtu, por edhe përmes lutjes Perëndia është duke punuar në shumë universitete.

Cilët pritet të jenë hapat e radhës që kjo lëvizje të mos shuhet?

Disa nga hapat që studentët janë duke zbatuar për të mos shuar zjarrin e Zotit në zemrën e tyre janë duke kuptuar dhe duke mos harruar atë që Perëndia ka bërë gjatë javëve të fundit. Dhe thjesht duke mos e harruar këtë. Pasi kur Perëndia nxori Izraelitët nga Egjipti. Ai thotë “tu kujtojnë fëmijëve të tyre për të mos harruar atë që Perëndia kishte bërë për ta”. Pra më e rëndësishmja është të mos harrojmë atë që Perëndia ka bërë. Dhe të ruajmë zjarrin të mos shuhet dhe të jemi këmbëngulës, të zellshëm dhe të jemi besnik të ecim në shenjtëri dhe me besnikëri t`i bindemi Zotit. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, por në të njëjtën kohë është shumë thelbësore. Dhe mendoj që shumë nga studentët janë duke u përpjekur në këtë drejtim.

Cili do të ishte mesazhi juaj për të gjithë besimtarët kudo që ata janë?

Susanna Edward: Ajo që do doja të përcillja për Trupin e Krishtit në mbarë botën është se duke qenë se jemi në kohët e fundit dhe Zoti Jezus është duke ardhur shpejt është përgjegjësia jonë për të përmbushur urdhërimin e madh për të ndarë Ungjillin në mbarë botën dhe për të gjitha kombet. Dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Dhe gjithashtu të jetuarit e një jetë që i pëlqen Perëndisë dhe i sjell njerëzit tek Jezusi. Dhe ndoshta shumë njerëz në botë nuk do të jenë në gjendje në jetën e tyre të lexojnë ndonjëherë Biblën por me siguri mund të lexojnë jetën tonë. Kështu që në duhet të imitojmë Perëndinë dhe na duhet që të jetojmë për të, kështu që njerëzit të shikojnë Krishtin në ne dhe të lavdërojnë Atin Perëndi në qiell. Ne kemi nevojë të jemi drita e kësaj bote.

Në përfundim të kësaj shërbesë që nisi rizgjimin në Asbury, Presidenti i këtij Universiteti Kevin J. Brown shkruan se “Pavarësisht se si, ne zgjedhim ta përshkruajmë atë se çfarë kemi parë dhe kemi përjetuar në javët e fundit, kjo lëvizje nuk ka përfunduar. Të tjera shkolla dhe kisha janë duke përjetuar të tilla shërbesa. Për me tepër do të donim t`ju inkurajonim ta vazhdoni këtë lëvizje të Perëndisë përmes njerëzve të tjerë, vendeve dhe shërbesave. Hapi i parë për punën e Perëndisë është lutja.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI