Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili të flasë të vërtetën me të afërmin e tij, sepse jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit.- Efesianëve 4:25
Tre persona po flisnin për një mik të përbashkët. Njëri tregon se si miku i tyre ishte përplasur nga një makinë dhe kishte vdekur. I dyti tha: “Jo, e ke gabim. Nuk ndodhi kështu.” Duke shpjeguar ai tregon se si miku i tyre kishte qenë në një taksi e cila kishte pësuar një aksident. Si rezultat miku i tyre kishte humbur jetën.
“Jo,” tha i treti. “E keni gabim të dy. E vërteta është se miku ynë vdiq në spital. E di këtë fakt sepse gruaja e tij më telefonoi vetë nga spitali dhe më tha.”
Secili prej tyre ishte i bindur se të tjerët e kishin gabim. A mund të thoshin të tre të vërtetën? Gjykojeni ju.
Ja çfarë ndodhi: Një burrë po ngiste një autobus dhe kur zbriti nga autobuzi ai u godit nga një makinë dhe u dëmtua rëndë. Për të mos pritur ambulancën pasagjerët e hipën në një taksi për ta çuar në spital. Por shoferi i taksisë duke ecur me shumë shpejtësi për në spital, përplasi një makinë tjetër dhe i dëmtuari që ndodhej mbrapa u dëmtua edhe më shumë. Ai mbërriti në spital dhe humbi jetën shumë shpejt.
Në këtë situatë askush nuk po përpiqej të shtrembëronte të vërtetën. Secili prej tyre kishte vetëm disa prej fakteve gjë që e cila i bënte të tjerët të dukeshin sikur po gënjenin. Kjo është një situatë shumë ndryshe nga ato kur e vërteta shtrembërohet ose thuhet komplet ndryshe. Ka raste kur njerëzit janë shumë të ndershëm në dhënien e perceptimit të tyre për një situatë të caktuar. Asnjë individ nuk është duke i mashtruar apo gënjyer të tjerët qëllimisht, por historitë e tyre bien në kundërshtim me njëra tjetrën.
Ne preferojmë ta quajmë gënjeshtrën keqinformim ose gabim. Edhe para një brezi të thoje të vërtetën konsiderohej shumë e rëndësishme, dhe kur një punonjës kapej duke gënjyer, zakonisht ai pushohej nga puna.
Vite më parë kam pasur një diskutim të fortë me babanë tim për dy politikanë të cilët kishin mosmarrëveshje. “Baba,” i thoja unë: “Nuk mund të jenë duke thënë të vërtetën të dy, njëri prej tyre po gënjen.” Pasi mendoi për një moment, ai tha: “Ke të drejtë, por filani (duke përmendur të preferuarit e tij) është gënjeshtar më i mirë.
Disa gjëra praktika i bën të përsosura, dhe ata që ndihen të pasigurt për të thënë të vërtetën, bëhen shumë të aftë për të gënjyer. Kufiri midis së vërtetës dhe fantazisë ose gënjeshtrës bëhet aq i dobët dhe i vogël sa personi nuk e di kur ai thotë të vërtetën apo gënjen. “Psikopat” është termi që përdorin psikologët për njerëz të tillë.
“E vërteta është mënyra më e mirë,” thoshim ne dikur, edhe nëse nuk na çon askund ndonjëherë, e vërteta duhet të jetë opsioni i vetëm. Perëndia e shpërblen të vërtetën, edhe nëse nuk do të ekzistonte Perëndia, as parajsa, as ferri, e vërteta është e vetmja mënyrë që një shoqëri, familje, ose martesë mund të mbijetojë. Kur fillojmë të praktikojmë mashtrimin dhe gënjeshtrën, marrëdhëniet nuk mund të mbijetojnë. Kur mashtrimi bëhet i zakonshëm, ju nuk e dini se kush gënjen dhe kush po thotë të vërtetën, edhe pse një person mund të jetë duke të të parë në sy. Një person që gënjen e bën shpirtin e tij të vuajë, dhe aty nuk mbetet më asgjë me vlerë. Kjo është diçka me vlerë për t’u menduar.