Artist: Adi Sipri

]

Të tjera nga artisti

Merr njoftime me email

Duke u abonuar, mund t'ju njoftojmë për shkrimet e reja.

Rreth Adi Sipri

Adi Sipri është një zë i njohur i muzikës së krishterë shqiptare. Këngët e tij duke filluar që nga kënga Mall, Fjala jote më jep shpresë dhe së fundmi Kënga ime je Ti, janë të dashura për publikun. Në këtë këngë të fundit ai është shfaqur bashkë me gruan e tij, Meli Sipri. Edhe ajo si Adi ka dashuri të veçantë për këngën, gjë të cilën mesa duket e kanë përcjellë edhe te djali i tyre më i madh. Në vieoclipin që është realizuar për këngën “Kënga ime je Ti” është i pranishëm, pikërisht edhe djali i tyre që luan në bateri. Pjesë e familjes Sipri janë edhe dy djemtë e tyre të vegjël binjakë të cilët sjellin trazirën e ëmbël në ditën e dy bashkëshortëve.
Fillimet e veta në muzikë Adi i ka pasur në grupin e adhurimit të kishës si një kitarist i dytë. Në këtë periudhë emocionet nuk ishin aq të mëdha por teksa filloi edhe të këndonte përpara kishës pati edhe një reagim habie nga anëtarët e saj pasi e dinin se Adi luante kitarë por nuk dinin shumë për talentit e tij për të kënduar.

Përveçse një kitarist dhe këngëtar, Adi është edhe kompozitor. Frymëzimin për të krijuar ai e gjen pikërisht te Ai të cilit i kushtohen edhe këngët, Zoti. Janë momentet e së përditshmes që e ftojnë Adin të shkruajë dhe kompozojë këngë. Dhimbja dhe gëzimi janë motivet më të thjeshtë për të sjellë në jetë një këngë, e cila sipas Adit është si një fëmijë i sapolindurqë të duhet ta veshësh me rroba. Vetëm se rrobat në këtë rast janë notat muzikore.