Në thellësi të shkretëtirës arabe ndodhet një kështjellë e vogël. Thomas Edward Lawrence, i njohur si Lawrence i Arabisë, shkonte  shpesh atje. Edhe pse jo shumë modeste, ishte më efikase.  Njihej për sigurinë e saj. Kur sulmohej, shpesh nga forcat superiore, Lawrence tërhiqej  dhe shkonte atje për siguri.

Gjatë qëndrimit atje, burimet e kalasë u bënë të tijat –  ai konsumoi ushqimin dhe ujin e ruajtur atje  për të mbijetuar. Forca e kalasë u bë forca e banorëve të saj. Banorët e shkretëtirës së kohëve të lashta flisnin shpesh se sa i sigurt ndihej Laërence kur ishte brenda mureve të fortesës.

Lutja është kështjella më e madhe e besimtarit. Është një vend ku mund të vrapojmë në çdo kohë të ditës apo natës. Forca dhe mbrojtja që marrim në praninë e Perëndisë janë të pakrahasueshme me këtë botë. Emri i Jezusit dhe gjaku i Tij janë edhe më të sigurt se muret prej guri, hekuri ose betoni. Ashtu siç premtoi Jezusi:

Në të vërtetë ju them se gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell.Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t’u jepet atyre nga Ati im që është në qiej.Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre.” (Mateu 18:18-20)

Ai ka siguruar një vend sigurie për ju. Sa herë që konfuzioni, frika ose ndjenjat e dyshimit ju sulmojnë mendjen, kthehuni tek Ai. Lutuni që mbrojtja e Tij t’ju rrethojë dhe kërkoni që t’ju japë forcën që ju nevojitet për të qëndruar të patundur kundër çdo mashtrimi.

Lutje: Zot, faleminderit që më ke dhënë sigurinë e forcës, fuqisë dhe shpëtimit Tënd. Për shkak se ti e ke vendosur Mbretërinë Tënde në zemrën time, unë i bëj thirrje fuqisë Tënde për të mposhtur ndjenjat e frikës, dyshimit dhe konfuzionit. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

“Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh” (Psalmi 50:15).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI