Efesianëve kapitulli 2, vargjet 8 dhe 9: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” Ky është ndoshta një nga vargjet më të qartë, tek Efesianëve 2, vargjet 2 deri në 10. Në këto vargje përshkruhet Ungjilli dhe mënyra se si mund të shpëtohemi. Ja disa gjëra, për të cilat mund të mendojmë përmes këtij vargu. 1. Për karakterin e Perëndisë. Perëndia është i shenjtë. Ai e urren mëkatin, por dëshiron dhe i pëlqen të tregojë shpëtimin e Tij. Ne shohim shenjtërinë e Tij, dashurinë e Tij, hirin e Tij, mëshirën e Tij dhe zemërimin e Tij, në gjithë këto vargje. Pra, tregohet karakteri i Perëndisë.
Së dyti, ofendimin që sjell mëkati. Kjo pjesë na përshkruan ne, si të vdekur në mëkate dhe në faje, të dhënë pas dëshirave të mishit dhe ishim bij të zemërimit. Ne e kemi ofenduar Perëndinë me mëkatet tona. Kështu, Perëndia është i shenjtë. Ne e kemi ofenduar Atë. Së treti, të mendojmë për mjaftueshëmrinë e Krishtit. Perëndia ka dërguar Jezusin të bëjë atë që ne nuk mund ta bëjmë: të na shpëtojë nga mëkatet tona. jeta e Tij, vdekja e Tij, ringjallja e Tij, bënë të mundur shpëtimin. Pra, të mendojmë për karakterin e Perëndisë, për ofendimin e mëkatit, për mjaftueshmërinë e Krishtit. Së katërti, për reagimin personal.
Si reagojmë ne ndaj ketij lajmi të mirë, për atë që Perëndia ka bërë në Krishtin? Ne ë vëmë besimin tonë tek Ai. Me anë të hirit ne jemi shpëtuar, nëpërmjet besimit, jo nga vepra. Reagimi ynë personal duhet të jetë jo duke u përpjekur të bëjmë një tufë gjërash për Perëndinë; jo. Ne besojmë në atë që Perëndia ka bërë për ne. Ne besojmë në Krishtin dhe na atë që Ai ka bërë për shpëtimin tonë. Së pesti, le të mendojmë për jetën e përjetshme. E gjithë jeta jonë do të varet përgjithmonë, nga mënyra se si reagojmë ndaj Krishtit. Kështu, ne nxitemi të besojmë në Të sot, të thërrasim njerëz të tjerë, që edhe ata të besojnë në Të sot, për shkak të jetës dhe vdekjes, jetës së përjetshme dhe vdekjes së përjetshme. Qielli dhe ferri janë në peshore, në varësi të mënyrës se si ne reagojmë ndaj Krishtit.
Së gjashti, le të mendojmë për jetën e transformuar, për shkak se jemi krijimi i Tij. Vargu 10 thotë: “krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira.” Kështu, Ungjilli na ndryshon mënyrën e jetesës dhe cdo aspekt tjetër të jetës sonë.
Perëndi, ne të lavdërojmë Ty për Ungjillin. Ne të lavdërojmë që na ke shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit. Kjo është një dhuratë për ne, për të cilën ne ta japim Ty lavdinë.
Ne lutemi sot. Ndërsa ne të lavdërojmë Ty, të falenderojmë Ty për Ungjillin dhe lutemi që Ti të na ndihmosh ta përhapim Atë. Perëndi, na ndihmo sot të mbjellim farat e Ungjillit, rreth nesh, të flasim për karakterin Tënd, të flasim për ofendimin që të bëjmë Ty kur mëkatojmë, të flasim për mjaftueshmërinë e Krishtit dhe se si është Jezusi, të thërrasim të tjerët, që edhe ata të reagojnë personalisht ndaj Krishtit. Perëndi, na ndihmo që jo thjesht të ndajmë informacione për Krishtin, por edhe t’i bindim njerëzit të besojnë tek Jezusi, përmes Frymës Tënde, dhe të kuptojnë se përjetësia e tyre është në një peshore.
Perëndi, ne lutemi për një transformim të jetës, që na con në ndarjen e Ungjillit me të tjerët. Ne lutemi që Ungjilli të përhapet sot përmes jetës sonë sot, këtë javë, dhe përmes kishave tona sot, këtë javë. Ne lutemi që ky Ungjill të përhapet në mbarë botën, vecanërisht tek njerëzit që nuk e kanë dëgjuar kurrë atë. Në emër të Jezusit, ne të lavdërojmë Ty për Ungjillin dhe lutemi që Ti ta përdorësh jetën tonë për përhapjen e Ungjillit. Amen.