Jeta dhe paqja gjenden këtu!

Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.– Romakëve 8:5-6

Me mijëra e mijëra vjet, njerëzit fetarë janë përpjekur shumë që të arrijnë përsosmërinë dhe mirësinë. Janë shkruar rregulla të panumërta, vetëm e vëtëm që të zbulojnë papërsosmëritë e zemrave  tona.

Një person i devotshëm e kaloi jetën e tij duke studiuar librat e shenjtë të fesë së tij dhe përpjekjeve për të bërë vepra të mira. Por ai ndihej i frustruar kur pa se në jetën e tij nuk kishte ndodhur asnjë ndryshim; ende ndjente një lloj zbrazëtie dhe zemërim në zemrën e tij. Më pas, ai njohu Jezusin! Liria, gëzimi dhe transformimi që ai kishte kërkuar prej vitesh ti arrinte me forcën e tij, i gjeti kur pranoi dashurinë e Jezusit dhe Frymën e Shenjtë. Për herë të parë, ai përjetoi gëzimin e vërtetë dhe forcën për t’i dashur të tjerët në një mënyrë që ai kurrë nuk e kishte imagjinuar se ishte e mundur.

Ndoshta edhe ju ndiheni njësoj. Edhe kur bëjmë gjërat e duhura, shpesh mendimet tona janë mizore, i japin të drejtë vetes por janë egoiste dhe gjykuese ndaj të tjerëve! Ndaj, Jezusi tha se do të na dërgonte një Mësues, Ngushëllues, Ndihmës dhe Mbrojtës të quajtur Fryma e Shenjtë. Këto i gjejmë tek libri i Gjonit: ” Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.” (Gjoni 15:26).

Fryma e Shenjtë na jep forcën për të cilën Jezusi e dinte se do na duhej për të jetuar një jetë të transformuar dhe të duam të tjerët. Si e marrim këtë forcë? Duke pranuar se rruga e Perëndisë është më e mirë se e jona dhe të lejojmë Jezusin që të drejtojë jetët tona. Dhe të pranojmë të bindemi edhe kur kjo bie ndesh me dëshirat tona egoiste. Ndërsa ecim në bindje dhe kalojmë kohë me Jezusin, kjo forcë që Bibla e quan “hir” ndryshon zemrat tona. Dhe ja se cili është rezultati përfundimtar: Shkrimi thotë se “Mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.” (Romakëve 8:6b).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI