Izraeli nderon viktimat e Holokaustit!

Në orën 10 me orën lokale, nën tingullin e borisë, të gjitha shtetasi e Izraelit ndërprenë aktivitet dhe nderuan viktimat e Holokaustit. Edhe drejtuesit e automjeteve ndaluan dhe zbritën nga makinat në shenje nderimi. Së bashku ata qëndruan në heshtje në nderim të viktimave të Holokoastit. Edhe në Telaviv, metropolin e Izraelit atje ku aktiviteti nuk ndalet kurrë, njerëzit nderuan në plazhe, rrugë, qendra biznesi si dhe në mjetet e transportit publik. Sirenat që u dëgjuan përgjatë të gjithë vendit shënuan fillimin e ceremonive përkujtimore në muzeun e përkujtimit të holokaustit. Me këtë rast në shkolla, institucione publike, baza ushtarake dhe biznese zhvillohen aktivitete përkujtimore. Një orë pas sirenave, rreth orës 11 me orën lokale në ceremoninë “Çdo persona ka një emër”, lexohen me emër të gjitha viktima e holokaustit. Në këtë ditë, shteti i Izraelit kujton 6 milion hebrenjtë e vratë nga Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI