I vetmi gjak që mund të shlyejë mëkatet!

Kur mëkati shkatërroi paqen e Kopshtit të Edenit, pasojat ishin dramatike. U derdh gjak për herë të parë. Krijimi më i çmuar i Perëndisë—njeriu—u dëbua nga parajsa. Përballë një përplasjeje kaq tragjike, mund të pyesim: “Pse Zoti nuk mundi t’a falte Adamin dhe Evën? Pse Perëndia duhej të sakrifikonte një kafshë? A nuk mund të bënte rroba mëndafshi për të mbuluar lakuriqësinë e tyre?” Nëse bëjmë këto pyetje, tregon se nuk e kemi kuptuar fuqinë dhe ligësinë e vërtetë të mëkatit.

PAGA E MËKATIT ËSHTË VDEKJA

Që në fillim, Perëndia derdhi gjakun e pafajshëm si mbulesë për mëkatin (shihni Zanafilla 3:21, 4:4; Hebrenjve 9:18-26). Dhe kjo ishte një simbol i sakrificës përfundimtare që do të shlyente mëkatet e botës: vdekja e Birit të Perëndisë në kryq. Kur Perëndia mbuloi lakuriqësinë e Adamit dhe Evës duke sakrifikuar një kafshë, Ai donte që ata të kuptonin dhe t’i mësonin brezit pasardhës se:

  • Mëkati kushton.
  • Flijimi i kafshëve është vetëm një mbulesë e përkohshme për mëkatin.
  • Perëndia është një Perëndi i shenjtë, i drejtë, i cili nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj mëkatit.

Kjo është arsyeja pse, nga Abeli ​te Abrahami, te Moisiu e deri në kohën e shërbesës së Jezusit në tokë, ofroheshin flijime kafshësh. Gjaku i pafajshëm u derdh vazhdimisht për të demonstruar se çfarë fyerje e rëndë është mëkati për Perëndinë. Sepse, kur mëkati banalizohet, kryqi zvogëlohet.

Shembujt e flijimeve të kafshëve  i shohim vazhdimisht në Shkrim, ndërsa brezat ua përcjellin pasardhësve të tyre shpresën e sakrificës përfundimtare të Krishtit:

ADAMI u mësoi brezave pasardhëse – deri tek Lameku, babait të Noeut – se gjaku i pafajshëm duhet derdhur për mëkatarët  (shihni Zanafilla 4:3-5; 5:1-32).

NOEU ua mësoi këtë këndvështrim të kryqit deri tek Abrahami (shihni Zanafilla 8:20-21).

ABRAHAMI shikoi me besim dhe pa ditën e Krishtit (shihni Gjoni 8:56), duke i profetizuar Isakut: “Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin” (Zanafilla 22:8).

Zoti u tregoi përsëri pasardhësve të Jakobit, popullit të Izraelit, rëndësinë e sakrificës si pararendëse e kryqit duke vendosur Pashkën (shihni Eksodi 12).

JEZUSI e kremtoi gjithashtu Pashkën 1400 vjet më pas—dhe e përmbushi atë nëpërmjet vdekjes së Tij në kryq (shihni Mateu 26:17-30; 1 Korintasve 5:7; 1 Pjetrit 1:18-19).

PËRFUNDIMI I FLIJIMEVE TË KAFSHËVE

Në udhëtimin tim të parë në Izrael, kuptova, ndërsa u ula përballë tempullit, se Perëndia kishte urdhëruar shkatërrimin e tij në vitin 70 pas Krishtit, në mënyrë që të mos kryhej asnjë sakrificë, sikur të thoshte: “Për shkak se Biri im derdhi gjakun e tij të çmuar. në kryq, flijimi i kafshëve nuk është më i pranueshëm për mua.” Jo vetëm kaq, por në sovranitetin e Tij, Zoti lejon një popull radikal të ketë kontrollin atij mali që të mos lejonte flijimeve e kafshëve. Sepse, kryqi nuk ishte thjesht një zgjidhje e momentit, por plani i Perëndisë për shpengim.

Në kryq, Perëndia jo vetëm  që gjeti një zgjidhje për shlyerjen e borxhit tonë shpirtëror – por Ai u bë zgjidhja. Ai e bëri pagesën. Ati  dërgoi Birin e Tij nga dashuria e Tij e madhe (shihni Romakëve 8:32-39). Jezusi me dëshirë dhe me vullnet të lirë shkoi në kryq për të siguruar shpëtimin e përjetshëm për këdo që do ta pranonte Atë si Shpëtimtarin dhe Zotin e tij të vetëm. Vetëm Jezusi, Biri i përjetshëm, i pamëkati i Perëndisë, mund të shlyente mëkatet e gjithë botës. Prandaj, në aktin më të madh të dashurisë që bota ka parë ndonjëherë, Qengji i pastër i Perëndisë u flijua. Me fuqinë e gjakut të Tij të pashlyeshëm, Jezusi fshiu njëherë e përgjithmonë mëkatin dhe fajin – tonë. Me fuqinë e gjakut të Tij të paçmuar, Ai e ka veshur popullin e Tij me drejtësinë e Tij të përjetshme.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI