I përulur dhe i butë!

Mateu 12:17-21. Këto vargje flasin për një profeci nga Isaia, që u përmbush me Jezusin dhe dëgjoni se cfarë thotë. Janë fjalë shumë të bukura. “me qëllim që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë: “Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t’u shpall drejtësinë popujve. Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t’ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe. Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.”

Ç’pamje e mrekullueshme e Jezusit, e profetizuar qindra vite para se Ai të vinte. Kjo pamje e shërbyesit, të dashur nga Perëndia, të mbushur me Frymë, që vjen tek mëkatarët, për të qenë shpresa e tyre. Më pëlqen ky përshkrim: Ai nuk do të zihet dhe nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t’ia dëgjojë zërin e Tij nëpër sheshe. është një pamje e refuzimit të Jezusit për të luftuar, apo për të bërtitur kundër farisenjve. Jo, Ai është i përulur dhe Shpëtimtar i butë, që nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym.

Thjesht mendoni për këtë pamje. Ja ku është Perëndia në mish, Mbreti që ka ardhur dhe Ai ka ardhur për njerëzit që janë të thyer, flaka e të cilëve po dridhet. A jeni ndjerë ndonjëherë kështu? Ma merr mendja se disa nga ju, që janë duke na dëgjuar, ndihen kështu pikërisht tani. Ata ndihen të thyer frymërisht, emocionalisht, të thyer nga mëkati dhe ndikimet e tij në jetën e tyre. Disa nga ju, ndoshta ndihen sikur drita e tyre është fikur, apo po konsumohet ngadalë, si një kandil që po fiket. Ndihen sikur kanë një jetë të venitur frymërore. Lajmi i mirë i kapitullit 12 të Mateut, është se Jezusi është Shërbëtori juaj.

Le meditojmë për këtë. Jezusi është Shërbëtori ynë. Ai vjen tek ne në thellësinë e mëkatit dhe përpjekjeve tuaja dhe nuk ju thërmon dhe nuk e shuan kandilin që është brenda jush. Një nga citimet e mia të preferuara, është nga një pastor puritan, që quhet Ricard Sibs. Ai thotë: “A jeni të vrarë? Ngushëllohuni. Krishti ju thërret. Mos i fshihni plagët tuaja. Hapini të gjitha para Tij dhe shkoni tek Krishti, sepse tek Ai ka më shumë mëshirë, se sa ka mëkat tek ju.”

A nuk është ky një realitet i mrekullueshëm? Ka më shumë mëshirë tek Krishti, nga sa ka mëkat tek ne. Ai shëron lëndimin dhe bekon zemrat e thyera që besojnë në Të, që shkojnë tek Ai.

Ne lutemi, Perëndi, që në mes të dhimbjeve tona, në mes të thyerjes tonë, lutem në vecanti për ato motra dhe vëllezër të thyer dhe që janë të lënduar e po vuajnë frymërisht, emocionalisht apo fizikisht, përmes fuqisë dhe hirit e mëshirës Tënde, lutem që Krishti t’u shërbejë atyre. Mbuloji me mëshirën Tënde Perëndi. Perëndi, ne e dimë se ka më shumë mëshirë në Ty, nga sa ka mëkat në ne. Lëvduar qoftë emri Yt, për dashurinë që ke për ne dhe për kujdesin që tregon për ne. Lutem, Perëndi, që Ti të kujdesesh për të gjithë motrat dhe vëllezërit që janë duke vuajtur në një mënyrë, apo në një tjetër. Trego mëshirën Tënde Perëndi. Shërbeju atyre me mirësinë dhe hirin Tënd. Zoti Jezus, ne të falenderojmë që je Shërbëtori ynë. Duket pothuajse joreale, që Perëndia i universit, të ndalet e të na shërbejë neve. Por ne e dimë se kjo është një pamje e dashurisë Tënde për ne dhe ne gëzohemi në të. ne të falenderojmë që je Shërbëtori ynë. Në emër të Jezusit ne lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI