Nga:

Të lirë nga Faji

Meqënëse Jezusi vdiq në kryq për mëkatet tona, ne mund të ndjekim vullnetin e Perëndisë, pa peshën e fajit dhe turpit.

1 Pjetrit 2:22-25

Faji mund të përkufizohet si shqetësim në shpirtin e një personi për një mëkat të qëllimshëm dhe të ndërgjegjshëm. Mund ta gjejmë këtë ndjesi që në kopshtin e Edenit. Pasi Adami dhe Eva, shijuan frytin e ndaluar, ata u ndjenë të turpëruar për lakuriqësinë e tyre dhe u fshehën (Zanafilla 3:10).

Në Izraelin e lashtë, njerëzit “paguanin” për gabimet e tyre duke sakrifikuar një kafshë. Sot nuk na duhet më një mënyrë kaq e ashpër për t’u çliruar nga faji; Perëndia ka ofruar një zgjidhje më të mirë. Ai dërgoi Birin e Tij, Jezusin, për të na hapur një rrugë për të qenë të shpenguar dhe për të hyrë në një marrëdhënie të drejtë me Të. Shpëtimtari ynë bëri shlyerjen për ne me gjakun e Tij të çmuar. Dhe—lavdi Zotit!—Jezusi u ringjall, duke triumfuar mbi vdekjen dhe mëkatin.

E vërteta është se secili prej nesh ka mëkatuar dhe është i ndarë nga Perëndia (Romakëve 3:23). Megjithatë, ne mund të çlirohemi nga vdekja dhe faji duke pranuar dhuratën falas të Jezusit dhe duke ia kushtuar jetën tonë Atij. Natyrisht, në gjendjen tonë njerëzore të papërsosur, nuk do të jemi plotësisht të pastër nga mëkati. Por Ati ynë i dashur qiellor do të vazhdojë të falë fëmijët e Tij (Efesianëve 1:7).

Sakrifica e Jezusit na jep liri nga turpi dhe vdekja—dhe premtimin e përjetësisë me Perëndinë. Megjithëse na është premtuar falje, mirënjohja dhe dashuria jonë për Shpëtimtarin duhet të na nxisin për pendesë, bindje dhe shërbim ndaj Zotit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI