Historia e re që Perëndia na ofron!

Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit.– 2 e Korintasve 5:17-18

Bibla na jep pak detaje për të treguar se si janë në të vërtetë njerëzit. Por befasia më e madhe qëndron në zbulimin se si reagon Perëndia kur Ai përballet me dobësitë tona.

Një ndër këto histori në Shkrim, është historia e një burri që u dënua me vdekje. Dhe si rezultat do të kryqëzohej për krimet e tij. Nuk na tregohen shumë detaje, por duket që ai e ka pranuar faktin se ishte fajtor për atë që kishte bërë. Ditën e kryqëzimit të tij, ai u gozhdua në një kryq pranë Birit të Perëndisë, i cili zgjodhi vetë që të shkonte në atë kryq dhe të vdiste. Krimineli e dëgjoi kur Jezusi lutej për ata që po e kryqëzonin, duke thënë: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë!” (Luka 23:34)

Zemra e këtij njeriu u magjeps nga dashuria e bukur e përtejme e Perëndisë që pa tek Jezusi. Ndaj bërtiti: ” Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe.” Pastaj i tha Jezusit: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde.”Atëherë Jezusi i tha: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.” (Luka 23:41-43). Ai moment, është i vështirë për t’u imagjinuar se pse Jezusi, edhe pse e dinte të kaluarën e atij njeriu, tha se do ta merrte Ai vetë ndëshkimin e atij njeriu duke i ofruar atij krimineli një fund të bukur për historinë e tij. Edhe sot, Jezusi vazhdon të na ofrojë një fund tjetër të historive tona. Bibla thotë: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.  Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit.” (2 Korintasve 5:17-18).

Jezusi gëzon kur na fal dhe na bën krijesa të reja, madje edhe për ata persona që vijnë tek Ai, në momentin e fundit të jetës së tyre!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI