Hapa për një Prindërim të Suksesshëm

Me të gjitha ndryshimet që ndodhin nga fëmijëria deri në pavarësi, prindërit mbeten një nga të paktët persona të përhershëm në jetën e një fëmije. Megjithëse asnjë punë nuk është më e vështirë, nuk ka asnjë shpërblim që të jetë më përmbushës sesa të shohësh fëmijën tënd duke u zhvilluar dhe duke u rritur “…në dituri, në shtat dhe në hir tek Perëndia dhe tek njerëzit” (Luka 2:52).

Fëmija yt është një dhuratë e përkohshme nga Perëndia. Sa më tepër që të lutesh e që të besosh në përfshirjen personale të Perëndisë në jetën e fëmijës tënd, aq më pak zotërues dhe ngurrues ke për të qenë për ta lënë fëmijën tënd në duart e Tij.

Ja disa këshilla nga June Hunt të vlefshme në prindërim:

• Hiq dorë nga të shikuarit e fëmijës tënd si një pjesë e jotja.

• Hiq dorë nga dëshira jote për ta zotëruar fëmijën.

• Hiq dorë nga prirja për ta patur fëmijën nën kontroll.

• Hiq dorë nga pritshmëritë që ke për fëmijën tënd.

• Hiq dorë nga ndërhyrjet për të shpëtuar fëmijën nga dështimet.

• Hiq dorë nga kërkimi për të patur harmoni gjatë tërë kohës.

• Hiq dorë nga nevoja jote për t’u vlerësuar.

• Hiq dorë nga prindërimi si identiteti yt kryesor.

“Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.” (Efesianëve 6:4)

“Fëmijët u ngjajnë shumë balonave, përpiqen të ngrihen në ajër, e megjithatë kanë nevojë për qëndrueshmërinë e perit. Balona nuk është krijuar të mbrohet në mënyrë posesive brenda shtëpisë. Kështu, edhe pse ndarja është e dhimbshme, Perëndia e caktoi rolin tënd si prind, që të përgatitësh ‘balonën tënde’ për fluturim. Ndërkohë që struktura e brishtë bie herë pas here, mos u rëndo emocionalisht nga erërat që ndryshojnë. Vazhdo të vraposh me fëmijën tënd, duke lëshuar gjithnjë e më shumë fill në duart sovrane të Zotit.”

—June Hunt

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth June Hunt

June Hunt, është një autore, këngëtare, folëse radiofonike dhe themeluese e shërbesës së këshillimit të njohur në të gjithë botën “Shpresë për zemrën.” Puna që ka bërë gjatë gjithë jetës së saj është një kontribut i çmuar në fushën e këshillimit të krishterë.
Shërbesa ‘Shpresë për Zemrën’, të cilën ajo e themeloi në vitin 1986, ofron shpresë biblike dhe ndihmë praktike, trajnim për çështjet bashkohore në më shumë se 60 vende dhe në 6 kontinente.
Pas shumë vitesh mësimi dhe kërkimi, ajo krijoi kurrikulën e Këshillimit Përmes Biblës, duke trajtuar 100 tema të ndryshme mbështetur në shkrimet e Shenjta. Tema si Martesa, Prindërimi, Zemërimi, Varësitë, Depresioni, Stresi dhe Vetvrasja. Deri më sot ky këshillim ka ndihmuar me miliona njerëz të ndryshojnë mënyrën e të menduarit gjë që do t’i ndihmojë ata të jetojnë një jetë të drejtë.
Që prej vitit 2007, programet e June Hunt kanë ndikuar jetët e qindra mijëra shqiptarëve përmes këshillimit biblik dhe urtësisë së saj në trajtimin e temave delikate. Me qindra dëgjues kanë ndarë me ne dëshmitë se si kanë lejuar Fjalën e Perëndisë t’u ndryshojë jetën. Programe si Çelësi Im kanë qenë ndër më të ndjekurit në Radio 7 duke arritur rekord dëgjueshmërie.
June Hunt ka shkruar libra të panumërt, disa prej të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe. Si, “Të shohësh veten përmes syve të Perëndisë”, “Seksi & Martesa”, “Puna dhe financat”, “Kultet” dhe libri “Fitore mbi Emocionet”.


Free!

REGJISTROHUNI