Sa të bekuar jemi që kemi Perëndinë si Atin dhe mikun tonë!
Psalmi 37:3-5
Në disa nga ungjijtë tregohet për fëmijët që vijnë tek Jezusi (Mateu 19:13-14; Lluka 18:15-17; Marku 10:13-16). Disa prej tyre ndoshta u ulën në prehrin e Tij, ndërsa të tjerët u ulën te këmbët e Tij. Mund t’i imagjinojmë fëmijët duke bërë pyetje pa fund, apo duke iu lutur të dëgjojnë më shumë shëmbëlltyra dhe duke i pëshpëritur sekrete në veshin e Tij. Nuk është për t’u çuditur që ata u mblodhën rreth Jezusit, i cili na do në mënyrë të përsosur.
Krahasojeni këtë pamje të natyrës së ngrohtë të Jezusit me pamjen që disa të krishterë kanë për Perëndinë – ata e shohin Atë si një mbikqyrës gjykues që është për t’u pasur frikë. Është e vërtetë që duhet t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, por gjithashtu mund të gjejmë kënaqësi në Të ashtu si do të kënaqeshim në shoqërinë e një miku të ngushtë.
Kur imagjinojmë një Perëndi të ashpër, përfundojmë duke harxhuar kohë dhe energji në përpjekje për të “fituar” shpëtimin tonë. Por autoriteti sovran i Perëndisë është i balancuar në mënyrë të përkryer me dashurinë e përjetshme dhe të pakushtëzuar. Ai dëshiron që fëmijët e Tij të pushojnë dhe të kënaqen duke kaluar kohë me Të.
Ati ynë shikon përtej paftësive tona dhe shikon fëmijën e çmuar që Ai krijoi. Në fakt, për shkak të dashurisë së Tij të madhe, Ai dërgoi Jezus Krishtin për të na shpëtuar jetën që të mund të ishim me Të përjetësisht në qiell. Nuk ka mik më të madh se vetë Perëndia.