Gënjeshtrat për aligatorin

Lexo:Veprat 5:1-11

Xhordani po hante thonjtë e tij të dorës. Atij nuk i pëlqente të shkruante histori; asgjë e mirë nuk kishte ardhur ndonjëherë nga lapsi i tij. Por detyra ishte që të shkruante një histori të vërtetë për një kafshë shtëpiake dhe të përgatitej për t’ia lexuar klasës. Kafsha e vetme që kishte pasur Xhordani ishte Shervini, një peshk i artë i mërzitshëm. “Peshqit e artë nuk luajnë dhe nuk e kapin topin kur ua hedh,” mendoi ai, “kështu që, çfarë të them për ta?”

Klasa e nxehtë dhe pa ajër dukej e padurueshme dhe Xhordani shfryu i mërzitur. “Mendoj se do të më duhet të shpik një histori,” vendosi ai. “Po sikur të flas për një aligator?” Duke imagjinuar pamjen ziliqare të shokëve të klasës kur ai të lexonte historinë për aligatorin, në fillim të fletës ai shkroi “ALIGATORI” dhe e pa duke ngrënë një tjetër thua. Megjithatë, as aligatorët nuk ia zgjonin dot imagjinatën. Ai lëvizi në karrigen e tij, më pas u ngrit dhe mprehu lapsin. Ndërsa Xhordani ngriti lapsin për t’u përpjekur sërish të shkruante, mbi fletë u dukën sikur qëndruan pezull disa fjalë. “…duke lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të vet.” Xhordani kapsalliti sytë. Në të vërtetë, ato fjalë nuk kishin qenë në fletën e tij; ato ishin një varg nga Bibla që ai e kishte mësuar përmendësh. Xhordani psherëtiu. Mos vallë Perëndia po i thoshte se historia e aligatorit do të ishte një gënjeshtër?

Xhordani pa titullin në fillim të letrës dhe më pas ktheu lapsin për të fshirë emrin “ALIGATORI” dhe e zëvendësoi atë me emrin “PESHKU I ARTË”. “Do të shkruaj një histori të vërtetë edhe pse shokët do të qeshin,” vendosi ai.

Këtë herë fjalët rrodhën lirshëm. Xhordani tregoi që e kishte fituar peshkun e artë sepse e meritonte dhe se e kishte quajtur Shevin. Ai tregoi gjithashtu se si ishte kujdesur për peshkun e tij dhe sesa keq ishte ndierë kur Shervini kishte ngordhur. Më pas, ai shkroi emrin e tij në fillim të fletës dhe psherëtiu, këtë herë i çliruar.

Mbase historia ime do të duket e kotë, por është e vërtetë,” mendoi ai. Dhe kur Zoti Rajt e thirri, Xhordani qëndroi i palëkundur teksa e lexoi historinë e tij me zë të lartë. Pas mësimit, Fredi shkoi pranë Xhordanit. “Unë dikur kam pasur një kotele,” tha Fredi. “E kisha quajtur Mesnatë.” Fredi uli sytë e tij përtokë. “Një makinë e shtypi… dhe ajo ngordhi.”

“Sa keq,” tha Xhordani.

“Unë qava,” pranoi Fredi. “Ishte e vështirë për ty të tregoje historinë e Shervinit?” Xhordani pohoi me kokë, më pas qeshi. “Ishte… pjesërisht sepse shumica e klasës nuk mendon se peshku i artë është kafshë shtëpiake. Por ia vlejti; historitë e vërteta për peshqit e artë janë më të mira se gënjeshtrat për aligatorët.”

Po ti tundohesh që të thuash gënjeshtra me qëllim që të tjerë të të admirojnë? A tundohesh për të dalë nga një situatë e pakëndshme duke mos thënë të vërtetën? Vargu i ditës së sotme tregon pasojat e rënda dhe të menjëhershme të gënjeshtrës. Edhe kur pasojat e gënjeshtrës nuk duket shumë të rënda, prapë gënjeshtra të lëndon dhe shkatërron besimin që të tjerët kanë në ty. Nga ta dinë ata se ti po thua të vërtetën nëse ke gënjyer në të shkuarën? E vërteta, e thënë dhe e vënë në zbatim, është gjithnjë mënyra më e mirë për të jetuar. Këtë kërkon Perëndia nga ty.

 Trego të vërtetën !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI