Perëndia i ofron dashurinë e Tij çdo personi, pavarësisht nga e kaluara e tij – dhe Ai dëshiron që ne të bëjmë të njëjtën gjë.
1 Korintasve 13:4-6
Pasazhi i sotëm na thotë se dashuria nuk “gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën” (vargu 6). Me fjalë të tjera, Perëndia nuk do që bijtë e Tij të mbajnë një sy mbyllur ndaj mëkatit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, të krishterët duhet të kërkojnë mënyra për t’i ndihmuar jobesimtarët të gjejnë dhe përjetojnë dashurinë e Atit për ta.
Zoti krijoi me dashuri secilin prej nesh, dhe megjithëse të gjithë jemi mëkatarë, kemi potencialin e duhur për t’u bërë diçka e mirë. Për Zotin edhe njeriun më i keq dhe më i korruptuar ia vlen të shpëtohet. Nga e dimë që kjo është e vërtetë? Sepse në vargun e parë që u mësojmë fëmijëve tanë të shkollës, Zoti tha se kushdo që beson në Birin e Tij do të ketë jetë të përjetshme (Gjoni 3:16). Dhe pse do ta bënte Ai këtë gjë? Përgjigja është e njëjtë sepse Zoti na do. Nuk mund të bëjmë asgjë për të merituar dashurinë e Tij. Zoti nuk funksionon në këtë mënyrë. Ai e do çdo person, pavarësisht sa i tmerrshëm mund të jetë mëkati i tij ose i saj.
Zoti kujdeset, ka mëshirë dhe dëshiron që të shpëtohen të gjithë. Ai nuk mban shënime për gabimet. Ai do pa kushte. Dhe Ai dëshiron që ne t’i duam të tjerët në të njëjtën mënyrë.