Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. – Fjalët E Urta 18:21
Apostulli Pjetër na thotë qartë se të shijosh jetën, të shohësh ditë të mira dhe të kesh një mendje e gojë pozitive, janë të lidhura së bashku. Nëse i ndryshojmë fjalët, mund të ndryshojmë jetën tonë!
Gojët tona shprehin çfarë ne mendojmë, ndjejmë dhe dëshirojmë. Mendja jonë na tregon çfarë të mendojmë, jo domosdoshmërish çfarë Perëndia mendon. Vullneti ynë na thotë atë që ne dëshirojmë, jo çfarë Perëndia dëshiron. Emocionet tona na thonë çfarë ne ndjejmë, jo çfarë Perëndia ndjen. Ndërsa shpirti ynë pastrohet, ai stërvitet të mbajë mendimet, dëshirat dhe ndjenjat e Perëndisë; atëherë do të fillojmë të flasim për jetë në vend të vdekjes.
Fjalët tuaja, si refleksione të mendimeve tuaja, kanë fuqinë të sjellin bekim ose shkatërrim jo vetëm për jetën tënde por gjithashtu për jetët e shumë të tjerëve. Tek 1 Korintasve 2:16, Fjala e Perëndisë na mëson që ne kemi mendjen e Krishtit dhe mbajmë mendimet, ndjenjat dhe qëllimet e zemrës së Tij. Ne nuk i manifestojmë ato gjatë të gjithë kohës, por ne jemi duke u rritur çdo ditë dhe duke u transformuar në imazhin e Krishtit. Ai që ka nisur një punë të mirë në ne, do ta përfundojë atë ( Filipianëve 1:6). Sa më pranë Perëndisë të vijmë, aq më shpejt do të përjetojmë fitoren në mendjen, gojën, gjendjen shpirtërore dhe qëndrimet tona të këqija.
Pavarësisht se sa larg duhet të shkoni, e di që mund të ndry- shoni sepse unë e bëra. U desh kohë dhe “ndihmat e shumta” të Frymës së Shenjtë, por ia vlejti.