| Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: “Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj”. – Zanafilla 3:14-15
Jezu Krishti vdiq i gozhduar në kryq. Por a e dini se jo vetëm një, por dy, u gozhduan dhe vdiqën në atë kryq?
Ka shumë vepra arti të kryqëzimit të Jezusit, por kjo që do t’ju tregoj është e pazakontë. Në veprën e tij të quajtur Zanafilla 3:15, artisti Kris Powers tregon jo vetëm një, por dy, të gozhduar në kryqin mbi të cilin vdiq Jezusi. Powers ka pikturuar edhe një gjarpër gjigant të mbështjellë rreth traut prej druri. Mbi të njëjtin tra, tregohet gjysma e poshtme e trupit të një njeriu, këmbët e të cilit janë në gojën e hapur të gjarpërit. Por mespërmes këmbëve, kokës së gjarprit dhe trarit, një thumb gjigant i tejshpon duke i dhënë fund jetës së gjarprit. Mund ta imagjinojmë gjarpërin që përpëlitet nga dhimbja dhe inati për të shpëtuar derisa trupi i tij i pajetë të hidhet mënjanë.
Vepra e Powers ilustron Zanafillën 3:15 kur Perëndia i flet për Jezusin, gjarpërit në Kopshtin e Edenit, kur Perëndia i tha: “Ai do të shtypë kokën tënde dhe ti do t’i plagosësh thembrën”.
Satani u mund në kryqin e Jezusit. Dhe ai e di por jemi ne që duhet ta kujtojmë shpesh. Sot, edhe pse jetojmë nën efektet e përpëlitjeve të bishtit të egër të atij gjarpri, ai është i mposhtur dhe e di mirë këtë gjë. Më shumë se një herë, në shkrime na është thënë që të “qëndrojmë të patundur” kundrejt shtypjes të së keqes – duke e ditur se e keqja është mposhtur përfundimisht ndaj kemi shpresë.
Kur luftoni me pasojat e përpëlitjes së bishtit të atij gjarpri të ngordhur, kujtoni fjalët e fundit të Jezusit: “U krye” (Gjoni 19:30) dhe “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja” (Zbulesa 21:5).