Dita Ndërkombëtare e Përkthimit mbahet çdo vit në 30 Shtator për të rritur vëmendjen ndaj profesionit të përkthimit dhe për të vlerësuar punën e profesionistëve të gjuhës. Kjo ditë ndihmon në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe respektit të përbashkët në botën tonë që po ndryshon. Le të lexojmë më shumë për Ditën Ndërkombëtare të përkthimit, temën e 2019-ës, historinë dhe domethënien.
Sipas SHBA, Dita Ndërkombëtare e Përkthimit luan një rol të rëndësishëm për t’i afruar kombet, kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në botë. Kjo ditë siguron një mundësi të madhe për të vënë në dukje punën e rëndësishme të përkthyesve, interpretuesve dhe të tjerëve në industrinë e gjuhës.
Dita ndërkombëtare e Përkthimit 2019: Tema
Tema e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit 2019 është “Përkthimi dhe Gjuhët Indigjene”. Fokusohet në gjuhët indigjene që janë në rrezik zhdukje. Është e rëndësishme të ruajmë dhe mbrojmë gjuhet e miliona njerëzve indigjenë rreth e rrotull botës. Gjuhët për indigjenët janë një pjesë integrale e kulturës së tyre. Dhe është thënë që kur një komunitet humbet gjuhën e tij, do të humbasë dhe kulturën gjithashtu.
Tema e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit 2018 ishte “Përkthimi: Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Kohët që Ndryshojnë”. Kjo temë u zgjodh nga këshilli i FIT (Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve). Ajo luan një rol të rëndësishëm për t’i sjellë kombet së bashku, lehtëson dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit: Historia
A e di se Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është një hyrje e re në kalendarin e ngjarjeve të botës? Është shpallur nga FIT. Festimi i kësaj dite çdo vit bëhet për të vlerësuar punën e përkthyesve dhe interpretuesve që thyejnë barrierat e gjuhës për ta bërë botën një vend pak më të vogël. Kjo ditë festohet me një seri ngjarjesh, seminaresh dhe simpoziume në të gjithë botën.
Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Përkthimit
Në 24 maj të 2017-ës, Asambleja e Përgjithshme adaptoi një rezolucion 71/288 për ta shpallur 30 Shtatorin si Dita Ndërkombëtare e Përkthimit pasi mori në konsideratë rolin e profesionistëve në lidhjen e kombeve dhe nxitjen e paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit.
30 shtatori u zgjodh sepse në këtë datë festohet festa e Shën Jeromit, përkthyesit të Biblës i cili konsiderohet mbrojtësi i shenjtë i përkthyesve. Këto festime janë promovuar nga FIT që u formua në 1953-in. Edhe në 1991-in FIT publikoi idenë e një Dite Ndërkombëtare Përkthimi të njohur zyrtarisht për të treguar solidaritetin e komunitetit të përkthyesve në të gjithë botën dhe gjithashtu për të promovuar profesionin e përkthyesit në vende të ndryshme.
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit: Domethënia
Na lejo të të themi që përkthyesi dhe interpretuesi janë dy profesione që i dedikohen qëllimit për të lehtësuar komunikimin mes njerëzve. Të dy, interpretuesi dhe përkthyesi janë në një nyjë që ndikon në zhvillimin e bizneseve, shkencës, mjekësisë, teknologjisë, ligjit ndërkombëtar, politikave dhe si një mikpritje për fushat e tjera. Kjo do të sigurojë mundësinë për secilin prej njerëzve në botë për të mësuar nga njëri – tjetri në përfitim të shoqërisë si një e tërë.
Sipas UNESCO-s, trashëgimia kulturore siç është përmendur në temën e vitit nuk përfundon me “monumentet dhe koleksionet e objekteve”. Ajo përfshin trashëgiminë kulturore të paprekshme si njohuria, besimet dhe praktikat e njerëzve, natyra dhe marrëdhënia jonë me universin. Kjo jo vetëm që ndihmon në pjesëmarrjen ndërkulturore por gjithashtu inkurajon respektin e përbashkët për mënyrat e tjera të jetesës.
Kështu që, Dita Ndërkombëtare e Përkthimit thekson rolin e përkthimit për të inkurajuar profesionin i cili ndihmon në promovimin dhe kuptimin e trashëgimisë kulturore të paprekshme dhe respektin e përbashkët në botën tonë që po ndryshon.
Lexo më shumë: https://radio-7.net/libri-i-librave/
Burimi: Jargan Josh