Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit. –Kolosianëve 3:23-24
A ju ka kapur ndonjëherë ndonjë personazh autoriteti kur ishit duke shtyrë kohën kot dhe menjëherë keni bërë sikur po punoni?
E kush nuk ka ëndërruar me sy hapur ndërkohë që ka qënë në mësim ose në ndojë takim biznesi? Mësuesi ose prezantuesi është sikur nuk janë aty, por kur drejtori ose shefi i madh futet në klasë apo zyrë, kthehemi me këmbë në tokë. Nëse nuk kënaqemi me punën që bëjmë, ka të ngjarë të motivohemi vetëm për të performuar për të tjerët. Por puna nuk është menduar që të kryhet nga detyrimi. Puna është një dhuratë nga Perëndia që synon të na japë qëllim dhe mund të jetë një akt i bukur adhurimi.
Bibla flet shpesh për të bërit gjërat me gjithë zemër; në librin e Kolosianëve thotë: “Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,” (Kolosianëve 3:23). Përkthime të tjera thonë, “punoni me zemër” ose “me gjithë zemrën tuaj”. Kur lëmë pas mentalitetin e vjetër dhe punojmë me gjithë zemër sikur po punojmë për Perëndinë, i hapim dyert gëzimit dhe gjetjes së qëllimit dhe kënaqësisë në punën tonë si kurrë më parë.
Në vend që të bëjmë minimumin e nevojshëm për t’i rënë në sy shefit, kemi mundësinë të bëjmë maksimumin në punë, gjë që e nderon Zotin. Në vend që ta pastrojmë shtëpinë për fëmijët mosmirënjohës ose për mirënjohjen e bashkëshortit, mund ta pastrojmë atë sikur të vinte vetë Perëndia! Pasi na thotë të “punojmë me dëshirë të mirë”, Shkrimi thotë: “duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.”(Kolosianëve 3:24).
Nuk është se do punojmë më mirë sepse Perëndia po na shikon, në vend të shefit, por se cilado qoftë puna e vendosur përpara dikujt që është ndjekës i Jezusit, ajo punë ka vlerë të përjetshme kur bëhet për Perëndinë.