“Bëj diçka tjetër” ishte këshilla që autorja Elisabeth Elliot i dha vajzës së saj, Valeria, kur po fliste në telefon me të, një mëngjes kur ajo ndihej e dëshpëruar. Pasi kishte mësuar vetë, të tetë fëmijët e saj, Valeria kishte arritur në një pikë që nuk i kishte mbetur më asgjë. “Çfarë të bëj, mami? Nuk mund të vazhdoj më kështu.”
“Bëj diçka tjetër!” e këshilloi nëna e saj.
E kuptoj plotësisht Valerian. Edhe pse nuk kam tetë fëmijë! Kush e di sa herë e kam gjetur veten në atë pikë sa nuk kam pasur nerva të pastroj rrëmujën në shtëpi, të laj dhe të hekuros rroba apo t’i përgjigjem pyetjes së radhës të një fëmije katërvjeçar. Dhe “të bëj diçka tjetër”? Në të tilla raste më pëlqen të ulem dhe të shikoj ndonjë film të bukur dhe ta heq mendjen sesa të “bëj diçka tjetër”.
Por më lejoni të tregohem e sinqertë me ju, më pëlqen të bëj lista. Në një farë mënyre, të kesh një listë të asaj që duhet bërë dhe t’i marrësh gjërat me radhë, më jep një ndjesi të madhe kënaqësie. Por si ta dini se cila duhet të jetë “gjëja e radhës”?
Epo mirë, mendoni se çfarë duhet ta bëni me patjetër sot? Dua të them, nëse nuk ke durim të bësh asgjë, cila është e vetmja gjë që duhet bërë me patjetër sot? Pastaj, lini gjithçka tjetër dhe filloni dhe bëjeni atë gjë. Ndoshta nuk do të bëni asgjë tjetër nga lista juaj por të paktën do keni bërë të vetmen gjë që ishte thelbësore.
Kolosianëve 3:23-24 i jep qëllim asaj që ne bëjmë: “Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit, duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.”
E di, e di, se disa punë duken kot fare. Të pastrosh shtëpinë sot kur nesër do jetë po prapë rrëmujë. Por fakti që e bëtë për Zotin do të thotë që Ai do t’ju shpërblejë. Në fund të ditës, mund të ndiheni të lodhura, por do të keni kryer detyrën më të rëndësishme dhe do të kuptoni se keni bërë gjënë më të mirë.