Pamjaftueshmëria e punës së zemrës cilësohet si një patologji që shkakton vdekje më shumë se çdo lloj kanceri. Mjekët specialistë japin alarmin e rritjes së personave që vuajnë nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës ose insuficienca kardiake sic njihet ndryshe. Vetëm gjatë një viti, janë diagnostikuar 3300 raste të reja, c’ka do të thotë që në një ditë, minimalisht preken 9-10 persona. Insuficienca kardiake është një patologji globale. Sot në botë vuajnë rreth 25 milion njerëz, numër që vjen në rritje të vazhdueshme
Gjatë një interviste për TV7 Albania, mjeku kardiolog Elton Qeli thotë se insuficenca kardiake cilësohet ndryshe edhe si pamjaftueshmëri e furnizimit me gjak dhe lëndëve ushqyese të organizmit si rezultat i dëmtimt funksionit -pompë që ka zemra. Kjo patologji sipas tij, është duke u rritur në prevalencë, si rezultat i rritjes së mundësisë së diagnostikimit të problemeve kardiake. Sa më shumë avancon mosha, aq më shumë rritet prevalenca e rritjes së sëmundjes.
Sipas tij, sëmundja artero-koronoare përbën një nga shkaqet e pamjaftueëshmërisë së punës së zemrës. Stili i jetësës, stresit, çojnë në mënyrë sekondare në kardiomiopati ishemike dhe rrjedhimisht në insuficence kardiake.
“Shkaqe të tjera mund të jenë tensioni hiperterial, sëmundja e valvulave të zemrës, kardiomiopatitë e ndryshme, primare ose sekondare. Shkaktarët që çojnë në pamjaftueshmë të punës së zemrës nuk janë të lidhura vetëm me sëmundje kardiake. Ato mund të jenë të lidhura edhe me sëmundje të tjera si problemet e tiroides, hipertiroza, anemitë e ndryshme, sëmundjet renale kronike të cilat mund të shoqërohen me insuficencë kardiake si rezultat i ngarkesës volumore që zhvillon organizmi tek keta subjekte, është ajo që ne quajme sindroma kardiorenale. Janë probleme të marrjes së kripës në dietë, të marrjes të tepërt së likideve. Sigurisht, në pacientë që kanë një pamundësi të muskulit të zemrës për të funksionuar mirë, të gjithë faktorët siç mund të jenë artimitë, sëmundjet infektive që shoqërohen me temperaturë të lartë, sic mund të jenë gjendjet e tirotoksikozës ose hipertiroza, c’rregullime të ndryshme metabolike. Këto mund të përkeqësojnënjë insuficiencë kardiake në një subjekt që mund të ketë dëmtime strukturore të zemrës, që e bëjnë atë më të ndjeshëm për ta zhvilluar këtë problem”, shpjegon mjeku ndër të tjera.
Lidhur me klasifikimin, mjeku kardiolog sqaron se bëhet fjalë për dy grupe të mëdha. Ai përmend insuficiencën kardiake sistolike dhe diastolike.
“Është shumë e rëndëisshme të theksohet që prevalencë të lartë po merr insuficienca diastolike. Kjo do të thotë që është pamjaftueshmëria e funksionit të zemrës që nuk lidhet me funksionin pompë por lidhet me funksionin mbushës së zemrës me gjak. Një individ i tillë, ka zakonsiht një funksionim normal të pompimit por ka problematika në mbushjen me gjak të zemrës. Ndërsa në Insuficencën kardiake sistolike është karakteristike dëmtimi I muskulit të zemrës që ul edhe funksionin pompues të saj. Kjo ka përqindje më të ulët në popullatë por që ka prognozë më të erret në raport me të parën e cila është më e shpeshtë”.
Simptomat nisin me vështirësinë në frymëmarrje, vështirësi në frymëmarrje gjatë s’forcimit fizik por mund edhe në kushte qetësie. Mjeku kardiolog informon se mund të jetë vështirësi në frymëamrrje që e zgjon pacientin nga gjumi, duke e detyruar të qëndrojë zgjuar natën mbështetur mbi disa jastekë. Po ashtu edhe lodhje e shprehur, rrahje të shpeshta të zemrës, simptoma të oreksit, ndjesi të të vjellit, mungesë oreksi, ndjesi e rëndimit në epigaster, ndjesa e fryrjes së barkut(gjithmonë në pacientë që kanë vështirësi në frymëmarrje).
Mjeku Qeli sqaron se rastet kur situatat bëhen të rrezikshme kur kjo vështirëis në frymëmamrje shfaqet në mënyrë të menjëhershme, shfaqet në kushte qetesie, mund të shoqërohet me një komponent tjetër që quhet taki-kardi, taki-artimi. Ulje e saturimit të oksigjenit, rënie e tensionit/ të gjitha këto japin një tjetër rëndësi insuficencës kardiake dhe duhet që pacienti të marrë trajtim spitalor të mëtejshëm për të ndjekur gjendjen.
Ai flet edhe për sëmundjet më të shpeshta që shoqërojnë pamjaftueshmërinë e punës së zemrës. “Në një subjekt që ka probleme kardiake primare, nëse ka një anemi shoqëruese(nivelet e hemoglobinës nën 9 ) mund të shoqërohet me rëndim të insuficencës kardiake, gjendje septike, febrile etj. Hapat e zbulimit të diagnozës nis me anamnezën, informacione që jep pacienti e që përbëjnë gati 70% të të dhëna për përcaktimin e saj. Ekzamini objektiv. Elekrtokardiograma, ekoja kardiake, ekzaminime laboratorike(gjak komplet, urina komplet,albumina, proteina në gjak, ure, kreat(funksion i veshkave)funksioni i tiroides, elektrolitet etj”.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjitur: