Bindja ndaj Perëndisë: Çfarë përfshin?

Bindja e plotë është e mundur vetëm nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Danieli 1:3-16

Që në kapitullin e parë të librit të Danielit, mësojmë se i riu është i përkushtuar ndaj bindjes. Shkrimi thotë se Danieli “e vendosi” dhe e aplikoi atë që kishte vendosur me sukses. Por çdo besimtar e di mirë se bindja nuk është  as e thjeshtë dhe as e lehtë.

Bindja do të thotë të bësh atë që thotë Perëndia në kohën dhe mënyrën që Ai ta kërkon ta bësh atë gjë. Që të bindemi, para së gjithash duhet të dimë se çfarë i pëlqen Zotit – dhe kjo kërkon që të lexojmë dhe të jemi të njohur me Shkrimin. Vetëm atëherë do i besojmë Frymës së Shenjtë që të na ndihmojë të kuptojmë Fjalën e Perëndisë dhe të na udhëheqë. Kjo ndodh zakonisht kur lindin sfida.

Shpesh ka tundime për të zgjedhur drejtime të tjera ose për të bërë kompromise duke ndërmarrë hapa të vegjël gjysmë bindjeje. Dhe askush prej nesh nuk është i përsosur, kështu që do të ketë raste kur do e humbim dhe nuk do i bindemi Zotit (Romakëve 3:23). Atëherë, ajo që është e rëndësishme është që t’i drejtohemi Perëndisë. Në raste të tilla, mund ta përdorim mbretin David si shembull dhe të lutemi: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.” (Psalmi 51:10). Dhe kujtoni se në fund të fundit, qëllimi i bindjes është të qëndrojmë pranë Perëndisë, pavarësisht nga gabimet që bëjmë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI