Xhorxh MacDonald dikur shkroi: “Të të besojnë është një kompliment më i mirë sesa të të duan”.
Ju mund ta doni një person, por a i besoni atij personi me jetën, zemrën dhe gjithçka që përfshihet në jetën tuaj? Shpeshherë, jemi të kujdesshëm të themi gjërat e duhura duke mos lejuar që ata që na rrethojnë të shohin se kush jemi në të vërtetë. Nuk duam që njerëzit t’i shohin të metat tona ose të dinë për dështimet tona, sepse mendojmë se ata mund të mos na duan ose të mos na pranojnë.
Besnikëria është një çështje edhe më e thellë, sepse kërkon të qëndrojmë të patundur edhe kur nuk pajtohemi me pikëpamjen botërore. Do të thotë gjithashtu të jesh besnik ndaj Krishtit dhe të ndjekësh urdhërimet e Tij edhe kur pikëpamja e botës është çdo gjë tjetër është në të kundërt me pikpamjen eTij.
Sot besnikëria shihet si një fjalë konservatore. Në fushën e punësimit besueshmëria është zëvendësuar me fjalë të tilla si kampion, energjetik dhe i aftë të punojë në grup. Nëse futeni në një takim marketingu të një korporate të madhe, ka shumë të ngjarë që besnik nuk do të jetë një fjalë kryesore e përdorur për një fushatë të re.
Ishte një kohë kur fjala e një burri ishte besëlidhja e tij – kur besueshmëria ishte më e rëndësishme se pasuria, fama apo popullariteti. Duket se kanë ikur ditët kur premtimet mbaheshin dhe miqtë ishin besnikë.
Megjithatë Zoti e thërret secilin prej nesh që të jemi besnikë ndaj Tij dhe ndaj njëri-tjetrit. Besnikëria është dëshmi e një zemre të përulur që është kthyer drejt Perëndisë në adhurim dhe përkushtim.
A po kërkoni të jeni besnikë ndaj Perëndisë? Mësoni të jeni besnikë dhe dashuria dhe mirësia e Tij do të rrjedhin mbi jetën tuaj.
Lutje: Atë, më mëso se si të jem besnik ndaj Teje, ashtu siç ishte Biri Yt ndërsa ishte në tokë. Më mëso si të qëndroj i vendosur atje kam bërë kompromis. Dua ta jap gjithçka timen për Ty dhe të mos shpërqendrohem nga gjërat tokësore. Faleminderit që Fryma e Shenjtë do të punojë në mua. Në emër të Jezusit lutem. Amen.
” Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.” – Fjalët e Urta 3:3-4.