A jeni bllokuar ndonjëherë nga frika? Kur frika jeton në ne dhe na ndikon vazhdimisht, fillojmë të humbasim jo vetëm gëzimin, por edhe efektivitetin në besim. Frika në ne, na vjedh potencialin tonë të dhënë nga Perëndia. Kjo na bën të heshtim në vend që të dëshmojmë për shpëtimin e Perëndisë. Frika na pengon të rimarrim vendet e punës, lagjet dhe shkollat tona për Krishtin. Frika na pengon të japim bujarisht nga vetja veprën e Perëndisë. Frika na pengon t’u tregojmë kujtdo që njohim për atë që na shpëtoi përjetësisht.
Shpresa jonë e vetme kundër mposhtjes së frikës është besimi. Frika do të na mbajë në vend numëro, por besimi në Zot do të na ngrejë lart. Ne mund të gjejmë ngushëllim në fjalët e psalmistit: “Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit.” ( Psalmi 46:1-2).
Lexo Jozueun 6. Ndërsa Jozueu u përball me muret e fortifikuara të Jerikos, ai duhet të ketë pasur dyshimet e tij. Por në vend që t’i dorëzohej frikës, iu përgjigj me bindje të padiskutueshme ndaj planit të betejës së Perëndisë. Dhe kjo është ajo që ka të bëjë me besimin – bindja, prova e besimit.
Lutje: Atë, na ndihmo të mos biem në kurthin e frikës. Më ndihmo t’i përgjigjem situatave të frikshme me bindje të padiskutueshme, ndërsa kam besim tek Ti. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
“Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti” (Psalmi 56:3).