Gjithmonë ka më shumë për të mësuar rreth mirësisë së Krijuesit tonë.

Psalmi 90:1-2

Për ne si besimtarë, të kuptuarit sa më shumë për Zotin e thellon marrëdhënien tonë me Të. Gjithashtu na ndihmon të ndajmë besimin tonë me të tjerët. Duke pasur këto gjëra në mendje, le të eksplorojmë katër atribute të Zotit të plotfuqishëm.

  1. Ai ka cilësitë e personalitetit. Njerëzimi u krijua me aftësinë për të ndjerë, arsyetuar dhe marrë vendime. Dhe Perëndia ka aftësinë për emocione gjithashtu—Zanafilla 1:26 thotë se ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Tij. Bibla përmend shpesh ndjenjat e Tij, si zemërimi dhe dashuria.
  2. Zoti është frymë (Gjoni 4:23-24). Për shkak se është frymë, Ai nuk ka kufizime. Ai është i kudondodhur, ndaj mund ta adhurojmë Atë kudo që ndodhemi. Për më tepër, Fryma e Tij e Shenjtë banon në çdo besimtar, kështu që ne mund të gëzojmë praninë dhe udhëheqjen e Tij në çdo kohë (Psalmi 66:18).
  3.  Zoti është i përjetshëm (Isaia 40:28). Ai ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë. Asgjë nuk ka ekzistuar para Tij apo të ketë jetëgjatësi më të jatë se Ai.
  4. Ati ynë është i pandryshueshëm (Malakia 3:6). Natyra dhe atributet e tij mbeten gjithmonë të njëjta. Po, Zoti përjeton larmishmëri emocionesh, por jo në thelbin e karakterit të Tij.

Çfarë bekimi që Zoti na mëson për Veten nëpërmjet Biblës. Lavdëroni Atë për cilësitë e Tij dhe vazhdoni të kërkoni ta njihni më mirë nëpërmjet Fjalës së Tij.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI