Nëse më doni, mbani urdhërimet e mia. Gjoni 14:15

“Simon i Jonas, a më do ti mua?” – e pyeti Jezusi Pjetrin (Gjoni 21:16). Kur Jezusi e ka bërë atë pyetje, Pjetri duhet të ketë menduar: “Pa prit pak. Si mund ta bësh atë pyetje pas gjithë asaj që unë kam kaluar me Ty? E mban mend, unë isha ai që të ndoqi deri në shtëpinë e kryepriftit pasi të arrestuan në kopshtin e Gjetsemanisë.”. Nëse Pjetri e ka menduar, nuk e ka thënë me zë. Megjithatë, kur Jezusi e sfidoi përgjigjen e tij duke i bërë të njëjtën pyetje tre herë, Pjetri duhet të jetë bezdisur.

Nëse edhe juve do t’ju bëhej e njëjta pyetje, si do të përgjigjeshit? Nëse Ai do ta bënte pyetjen më personale dhe do të pyete: “A më do mua më shumë se sa kopshtin? Më shumë se sa të flesh gjumë të dielave? Më shumë se të fitosh para duke e shtrembëruar të vërtetën”, si do të përgjigjeshit? Kjo është disi personale, apo jo? Por a nuk është ky realiteti?

Kur komunistët nisën të sundonin në Kinë, sipas Dejvid Eikmen, një nga analistët më të mirinformuar të çështjeve kineze, atje jetonin rreth një milionë të krishterë. Më pas filloi persekutimi. Gati gjysma e njerëzve që e quanin veten të krishterë, i kthyen shpinën besimit dhe vazhduan me turmën. Çmimi ishte shumë i lartë, dashuria e tyre shumë e dobët.

A mund të ndodhë kjo aty ku ju jeni? Ka ndodhur më parë dhe mund të ndodhë sërish. Kjo ndodhi kur një mori ushtarësh komunistë zbritën në Kore në vitet 1950. Sipas Billi Kim, ushtarët e palës tjetër rrethuan një kishë të vogël në Korenë e Veriut dhe duke marrë pikturën e Jezusit të pikturuar nga një artist, e vendosën atë jashtë kishe duke i urdhëruar njerëzit të ecnin pranë pikturës dhe të shkelnin në të – ose të përballeshin me vdekjen.

Sa e pakëndshme kjo që duhet të bëjmë! Disa menduan: “Do ta bëjmë, por kjo nuk do të thotë se e besojmë këtë që po bëjmë.”. Megjithatë, një vajzë thirri fort me mospërfillje: “Nuk do ta bëj këtë. E dua aq Jezusin sa të mos shkel mbi atë fotografi.”.

Më pas, – tha Kim, oficeri përgjegjës foli duke thënë: “Çdokush që e mohon Zotin e tij, mohon edhe shtetin dhe nuk është i  denjë që të jetojë.”. Dhe ishte jeta e saj – jo e personave që e mohuan besimit – ajo që u kursye.

E doni vërtet Atë që ju e quani Shpëtimtarin tuaj? Në muajt e parë të shekullit të 20, një rizgjim frymëror e preku vendin e vogël të Uellsit. Kur minatorët e qymyrgurit u kthyen në besim, karakteri i tyre laik ndryshoi dhe në miniera filluan shamatat kur mushkat që mbanin karrocat me minerale nuk dëgjonin më të sharat me të cilat ishin mësuar.

Por ajo që shumë njerëz nuk dinë është që ajo lëvizje e madhe e Perëndisë në Uells filloi nga një vajzë adoleshente e cila qëndroi në një takim lutjeje dhe e qetë tha: “Unë e dua Zotin…” Ajo filloi të përlotej dhe ta përsëriste atë fjali. “Unë e dua Zotin.” Nuk ishte ndonjë predikim i rëndësishëm, nuk ishte ndonjë revolucion i madh teologjik, por thjesht një deklaratë e dashurisë që zemra ndjeu, deklaratë që doli nga buzët e një adoleshenteje.

Sot ne dëgjojmë shumë për dashurinë e Perëndisë për ne, por çfarë mund të thuhet për dashurinë tonë për Të? Zemrat tona reflektofshin fjalët e himnit të Elizabeta Prentis: “Më shumë dashuri për Ty, o Krisht, më shumë dashuri për Ty! Dëgjoje lutjen që unë po bëj e gjunjëzuar; kjo është kërkesa ime: më shumë dashuri, o Krisht, për Ty, më shumë dashuri për Ty, më shumë dashuri për Ty.”

Pjetri iu përgjigj tre herë pyetjes së Jezusit, “A më do ti mua”. Më pas Jezusi thjesht tha: “Më ndiq!” Kjo vazhdon të jetë mënyra e vetme për të vërtetuar fjalët tuaja edhe sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI