A je në një betejë shpirtërore?

Ekziston një mendim i pabazuar në disa rrethe që, kur i afrohemi Krishtit, jeta jonë do të jetë pa probleme—që të gjitha shqetësimet dhe problemet që na mundonin para se ta pranonim Krishtin do të zhduken sapo t’i përkushtohemi Atij. Por e vërteta nuk është kështu. Ashtu si farkëtari përdor zjarrin për të mprehur hekurin, po ashtu Perëndia përdor vështirësitë në jetën tonë për të forcuar besimin tonë. Këto vështirësi mund të çojnë edhe në një zgjim të zemrës sonë dhe të zemrave të atyre që na rrethojnë, ndërsa jetojmë besimin tonë, duke i besuar Perëndisë në mes të sfidave të jetës.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se kur vjen rizgjimi i Perëndisë, do të vijë edhe kundërshtimi. Nis një betejë shpirtërore, dhe armiku sulmon zemrat tona. Në mënyrë që të shikojmë rizgjimin të ndodhë në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve, duhet të jemi të përgatitur të qëndrojmë të patundur në besimin tonë dhe të jetojmë pa kompromise përballë këtyre kundërshtimeve. Lavdi Zotit që është fuqia e Tij ajo që na bën të mundur të qëndrojmë. Ndërsa i dorëzohemi Atij, Ai na fuqizon për t’iu bindur thirrjes së Tij. Ky nënshtrim ndaj Perëndisë dhe bindje e drejtë janë një shpallje e fuqishme e Ungjillit.

Apostulli Pal luftoi vazhdimisht me kundërshtimin. Si arriti ai të fitojë përballë sprovave? Ai vendosi që pavarësisht çdo sulmi që armiku bënte, kjo nuk do ta ndalonte që të kryente vullnetin r Perëndisë. Ai i besoi Perëndisë, u kap pas Zotit dhe Shpëtimtarit të tij dhe premtimit të jetës së përjetshme në praninë e Tij. Kjo i dha forcë që të ndiqte vullnetin e Perëndisë, pavarësisht burgosjes, talljeve, torturave, rrahjeve dhe përqeshjeve. Pali i duroi të gjitha për të parë Fjalën e Perëndisë të rizgjonte dhe të depërtonte në zemrat e hebrenjve dhe johebrenjve, duke i drejtuar ata në hirin e Tij shpëtues.

Unë lutem që ne të përballemi me sprovat dhe betejat shpirtërore me të njëjtën forcë dhe vendosmëri, të mbjellë fort në themelin që nuk do të dështojë kurrë: Jezus Krishtin.

Lutje: Zot, më forco nëpërmjet Frymës Tënde të Shenjtë që të përballoj çdo kundërshtim me të cilin mund të përballem. Më jep guxim kur tundohem të zgjedh rrugën më të lehtë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin, pasi të keni vuajtur për pak kohë, ai vetë do t’ju bëjë të përkryer, të fortë, të fuqishëm e të qëndrueshëm.” (1 Pjetrit 5:10).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI