Që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9
Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të zhvlerësuar. Ai kujdeset për të shtypurit dhe të uriturit.
Njerëzit mund të jenë të uritur në shumë mënyra. Mund të kenë shumë ushqim por janë të uritur për vlerësim dhe dashuri. Perëndia i ngre ata që janë të rrëzuar nga shqetësimet; Ai mbron të huajin dhe ndihmon jetimin dhe gruan e ve. Si e bën Ai këtë? Ai punon përmes njerëzve. Ai kërkon njerëz të përkushtuar, të nënshtruar dhe të dedikuar që jetojnë për të përmbushur nevojat e të tjerëve.
Nënë Tereza tha: “Mos mendoni që dashuria, në mënyrë që të jetë e sinqertë, duhet të jetë e jashtëzakonshme. Ajo që kemi nevojë është të duam pa u lodhur.”
Kam kuptuar që shumë njerëz që takojmë çdo ditë, po mundohen të mbijetojnë derisa dikush t’i shpëtojë dhe ky dikush mund të jemi ne. Të lejojmë dashurinë e Perëndisë të punojë përmes nesh për të lënduarin dhe të thyerin, duke përmbushur nevojat e atyre që janë të lënduar frymërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Të duam pa u lodhur.
Lutje
Frymë e Shenjtë, më fuqizo të dua pa u lodhur. Më jep zemrën Tënde për të lënduarit dhe nevojtarët dhe më trego si të përmbush nevojat e tyre.