Dashuri e Vendosur!

Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. – FJALËT E URTA 27:17

Të gjithë ne kemi njerëz në jetën tonë që janë si letër zmerile me ne. Disa janë si një pako e tërë me letra zmerile. Besojeni apo jo, Perëndia i vendos ata në jetën tonë për të zbutur cepat tanë të ashpër. Ne të gjithë jemi si diamante të ashpër. Ne kemi diçka të bukur dhe të çmuar nën sipërfaqen e ashpër të mishit tonë.

Kur Perëndia filloi të punojë me pjekurinë frymërore në mua, Ai vendosi disa njerëz në jetën time me të cilët e kisha shumë të vështirë të mirëkuptohesha. Unë mendoja se ata duhet të ndryshonin, por Perëndia dëshironte t’i përdorte ata për të më ndryshuar mua. Ne duhet të mësojmë të kuptohemi me të gjithë llojet e njerëzve dhe të vlerësojmë mënyrat në të cilat ata ndryshojnë nga ne.

Dave mund të presë një kohë të gjatë për gjërat dhe të mos lodhet kurrë, por unë dua që gjërat të ndodhin shpejt. Ai është i qetë dhe unë flas shumë. Ai pëlqen të luaj muzikë në mëngjes dhe mua më pëlqen mëngjesi i qetë. Jam e sigurte që keni njerëz në jetën tuaj të cilat janë shumë ndryshe nga ju. Në vend që të irritohemi, ose të mendojmë me krenari se kemi të drejtë dhe ata janë gabim, ne duhet të kërkojmë t’i pranojmë ata me dashuri, ashtu si Krishti na pranon ne.

Ne mund të jemi të vendosur ta duam dhe të ecim krah njëri-tjetrit pavarësisht se sa ndryshojnë personalitetet tona apo situatat në të cilat ndodhemi. Sepse kur i duam njerëzit që kemi përreth, edhe njerëzit më të vështirë, ne jemi duke hapur veten për të mësuar diçka që Perëndia po përpiqet të na e mësojë.

Zgjidhni të ecni në dashurinë e Krishtit dhe lejojeni Atë t’ju formojë përmes njerëzve të tjerë që Ai sjell në jetën tuaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI