Suksesi dhe kultura jonë!

Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti. Filipianëve 3:12

Suksesi, thuhet në fjalor, është “shkalla ose masa e arritjeve,” ose “arritja e pasurive, pëlqimit, ose famës.” Përkufizimi i fundit është ai që përfshin edhe fëmijët tanë. Suksesi është makina e re luksoze, kompjuteri më i sofistikuar, ora Roleks. Shpesh përfshin një vajzë të bukur në krahët e tu, ose një djalë i pashëm që i kombinon veshjet me makinat.

Një revistë studentësh u përqëndrua në tragjedinë në rritje të vetëvrasjeve midis kolegëve student, një fenomen që ka marrë përmasa epidemike kudo. Duke u përpjekur për të ndihmuar të rriturit të kuptojnë se çfarë po kalojnë studentët sot, shkruesi tha: “Presioni është pjesë e jetës… dhe ai përfshin edhe studentët. Ata e marrin atë nga çdo anë. Shumë studentëve i duket se ka vetëm një qëllim në jetë, të jenë të suksesshëm.”

Tragjedia është se ne i kemi ngatërruar ato të cilat paratë mund të blejnë, makinat, bizhuteritë, diamantet, udhëtimet, dhe lodrat elektronike me gjërat që kanë me të vërtetë vlerë. Në një rubrikë të shkruar nga Paul Harvey në fillim të viteve 1960, e titulluar “Dita kur gjigantët u takuan,” ky njeri i shquar tregoi për një mbledhje historike që ndodhi para rënies së tregut të aksioneve në Amerikë në vitin 1929. Të pranishëm ishin dhjetë burrat më të suksesshëm në botë. Disa vdiqën në burg, disa vdiqën si të arratisur, disa kryen vetëvrasje dhe disa vdiqën të varfër financiarisht.

Kjo na sjell në një moment reflektimi ndërsa pyes: “Çfarë është suksesi? Dhe si e përcjellim ne këtë përgjigje tek një brez që është duke u rritur i cili shpesh sheh ndryshime të mëdha midis asaj që thonë prindërit e tyre dhe asaj që ata vetë bëjnë?

Suksesi është të kërkosh dhe të gjesh vullnetin e Perëndisë për jetën tënde, të zbulosh qëllimin e Tij për ekzistencën tënde, pastaj të vendosësh qëllime dhe objektiva që i pëlqejnë Atij. Suksesi është më i thellë, më subjektiv, dhe më personal se gjithë ai shkëlqim sipërfaqësor. Ai përfshin mënyrën se si ndihesh me veten, dhe çfarë sjell përmbushje në zemrën dhe në jetën tuaj.

Punëtorët që vijnë në shtëpi me duart e ndotura nga puna dhe një stomak bosh mund të mendojnë për veten e tyre se po përmbushin qëllimin e Perëndisë, ashtu edhe nëna e vetme që përpiqet të mbajë një punë, të çojë tre fëmijë në shkollë, të vendosi ushqim në tavolinë , mund dhe do të ketë sukses. Duke i shkruar Romakëve, Pali shqyrtoi këtë çështje. Ai shkroi: ” Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.” Romakëve 12:2 Ju do të ndryshoheni nga brenda jashtë. Ndryshe nga kultura rreth jush, që na tërheq në nivelin e papjekurisë, Perëndia nxjerr më të mirën prej jush, zhvillon pjekurinë tuaj.”

Dhe e vetmja mënyrë që e bën këtë të mundur është të kuptojmë se si i sheh Perëndia gjërat. Ne duhet të kuptojmë se për sa kohë që qëndrimet tona reflektojnë kulturën pagane në të cilën jetojmë, ne kurrë nuk do të gjejmë paqen ose plotësinë që vjen nëpërmjet përmbushjes së qëllimit të Perëndisë, i cili është suksesi i vërtetë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI