Mes të qeshurave dhe lotëve!

Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne. Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.– 2 e Korintasve 4:7,16

Bota ku jetojmë përmban dy realitete të çuditshme që formësojnë jetën tonë. Çdo ditë lindin fëmijë, lind një jetë e re. Dhe nga ana tjetër, çdo ditë shohim njerëz që treten pak e nga pak dhe vdesin.

Secili prej nesh jeton nën presionin e shpresës dhe festimit të një jete të re dhe zisë së humbjes së një jete. Ka familje që kanë festuar ardhjen e një foshnjeje dhe në po të njëjtën ditë ka ndërruar jetë gjyshja, personi më i dashur i familjes së tyre. Në raste të tilla është e pamundur të dish nëse duhet të qeshësh apo të qash, ndërkohë që dy nga emocionet më të forta, gëzimi dhe pikëllimi, luftojnë paralelisht brenda nesh.

Bibla flet për përballjen me jetën dhe vdekjen. Tek 2 e Korintasve thuhet: “Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne. Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuar deri në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar.” (2 Korintasve 4:7-8).

Por nëse kemi Jezusin në jetën tonë, do të kemi një shpresë unike, të përjetshme që përqafon gëzimin, që edhe pse gjithçka në këtë botë është e papërsosur dhe kalon shpejt, ne jetojmë për një mbretëri të përjetshme të padukshme që nuk do të kalojë kurrë. Edhe pse trupat tanë plaken dhe dobësohen, mendjet tona, shpirtrat tanë bëhen gjithnjë e më shumë si Jezusi dhe po i afrohen përsosmërisë përfundimtare në praninë e Tij.

Ashtu si familja e ngecur mes të qeshurave dhe lotëve, lindjes dhe vdekjes, edhe ne jetojmë nën presionin e të dyjave. Por është një presion që na shtyn të kapemi edhe më fort pas shpresës sonë. Dhe kjo shpresë i vendos të gjitha ëndrrat dhe dëshirat tona, gjithçka për të cilën jetojmë, tek Perëndia.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI