Izraeli: Pa energji Gaza derisa të kthejë pengjet

Izreali kushtëzon rivendosjen e energjisë në Gaza, me lirimin e pengjeve të marrë peng nga militantët e Hamas. Ministri izraelit i Energjisë, Israel Katz, deklaroi së fundmi se Gaza do të ketë ndërprerje të furnizimeve derisa pengjet të rikthehen në shtëpitë e tyre. “Pa energji elektrike, pa ujë, asnjë kamion me benzinë ​​nuk do të hyjë në Gaza, derisa pengjet izraelite të kthehen në shtëpi. Dhe askush nuk mund të na bëjë leksione përsa i përket moralit”,  tha ministri izraelit i Energjisë.  Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet në Izrael nga homologu i tij.  Me këtë rast, Eli Cohen theksoi se “populli i Izraelit nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen amerikane në këto ditë të vështira. Në të njëjtën kohë, ai falenderoi Blinken dhe presidentin amerikan Joe Biden, për qëndrimin e tyre në dënimin e terrorizmit dhe mbështetjen e të drejtës së shtetit të Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij.“ Ne po luftojmë një organizatë terroriste vrastare dhe do ta fitojmë këtë luftë”, tha Cohen.

Ndërsa bëhet me dije se të paktën 22 shtetas amerikanë kanë vdekur nga sulmet në Izrael, ka bërë me dije një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Gjithashtu edhe 20  shqiptarë të tjerë dhe më shumë se 60 maqedonas  kanë arritur të largohen nga Izraeli. Ndërsa, kanë mbërritur 60 prej tyre, pritet edhe kthimi i rreth 90 të tjerëve. Gjermania furnizon Izraelin me dy dronë të quajtur “Heron TP”, teksa shteti izraelit vazhdon të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të Hamasit, ndërsa Egjipti refuzon mbajtjen hapur të një vendkalimi me Gazën për largimin e palestinezëve. Sipas tij, një eksod i palestinezëve nga enklava do të kishte pasoja të rënda për çështjen palestineze.

Ndërkohë që nga presidenti izraelit,vijnë denoncime për terrorin e ushtruar nga forcat e Hamas, për infiltrim në terroritore të sulmit terrorist të 7 tetorit. Në një konferencë për shtyp, Isaac Herzog deklaroi se trupat e civilëve të vrarë nga militantët e Hamasit tregojnë “shenja torture”. Herzog tha se një familje prej pesë anëtarësh ishin gjetur të lidhur së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin, të qëlluar dhe djegur. “Pyes veten se çfarë u lutën para se të pushkatoheshin të gjithë bashkë. Familja përbëhej nga nëna, babai dhe fëmijët. Njerëz të tjerë u gjetën të vrarë në anë të rrugës në kanale”, tha presidenti i izraelit, Isaac Herzog.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI