Gjithmonë ka më shumë për të mësuar rreth mirësisë së Krijuesit tonë.
Psalmi 90:1-2
Për ne si besimtarë, të kuptuarit sa më shumë për Zotin e thellon marrëdhënien tonë me Të. Gjithashtu na ndihmon të ndajmë besimin tonë me të tjerët. Duke pasur këto gjëra në mendje, le të eksplorojmë katër atribute të Zotit të plotfuqishëm.
- Ai ka cilësitë e personalitetit. Njerëzimi u krijua me aftësinë për të ndjerë, arsyetuar dhe marrë vendime. Dhe Perëndia ka aftësinë për emocione gjithashtu—Zanafilla 1:26 thotë se ne u krijuam sipas shëmbëlltyrës së Tij. Bibla përmend shpesh ndjenjat e Tij, si zemërimi dhe dashuria.
- Zoti është frymë (Gjoni 4:23-24). Për shkak se është frymë, Ai nuk ka kufizime. Ai është i kudondodhur, ndaj mund ta adhurojmë Atë kudo që ndodhemi. Për më tepër, Fryma e Tij e Shenjtë banon në çdo besimtar, kështu që ne mund të gëzojmë praninë dhe udhëheqjen e Tij në çdo kohë (Psalmi 66:18).
- Zoti është i përjetshëm (Isaia 40:28). Ai ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë. Asgjë nuk ka ekzistuar para Tij apo të ketë jetëgjatësi më të jatë se Ai.
- Ati ynë është i pandryshueshëm (Malakia 3:6). Natyra dhe atributet e tij mbeten gjithmonë të njëjta. Po, Zoti përjeton larmishmëri emocionesh, por jo në thelbin e karakterit të Tij.
Çfarë bekimi që Zoti na mëson për Veten nëpërmjet Biblës. Lavdëroni Atë për cilësitë e Tij dhe vazhdoni të kërkoni ta njihni më mirë nëpërmjet Fjalës së Tij.