Perëndia dëshiron që ju të gëzoni të gjitha përfitimet e një marrëdhënieje personale me Të.
Lluka 9:57-62
Zoti i ofron tre ftesa çdo njeriu që Ai krijoi. Jemi të ftuar të…
- Të pranojmë Jezusin dhe të bëhemi fëmijë të Perëndisë (Gjoni 1:12-13). Zoti na thërret ta pranojmë Atë si Shpëtimtarin tonë dhe të kemi një marrëdhënie personale me Të nëpërmjet banimit të Frymës së Tij të Shenjtë në ne. Kjo ftesë përfshin hedhjen poshtë të barrës së përpjekjes për të arritur shpëtimin me anë të veprave tona (Mateu 11:28-29). Përkundrazi, Krishti na fton t’i besojmë Atij për të bërë veprën transformuese në ne.
- Të qëndrojmë në Jezusin. Të qëndrosh do të thotë të dëgjosh Perëndinë të flasë përmes Shkrimit, të jetosh në varësi ndaj Tij, ta njohësh Atë më nga afër dhe të përdorësh fuqinë e Tij për të jetuar një jetë të perëndishme.
- Të ndjekim Jezusin. Për të ndjekur Zotin, duhet të njohim karakterin dhe planet e Tij. Dëshmia se ne po e ndjekim Atë do të shfaqet në qëndrimin, sjelljen, karakterin, bisedat dhe marrëdhëniet tona.
Zoti e do çdo individ që krijoi dhe dëshiron që secili ta njohë Atë personalisht. Nëpërmjet dhuratës së shpëtimit, ne marrim Frymën e Shenjtë, e cili na mundëson të qëndrojmë në Jezusin dhe ta ndjekim Atë. Kjo është rruga drejt gëzimit dhe kënaqësisë që Perëndia ka planifikuar për ne.