Revista Our Daily Bread shkruan për rastin e një të moshuari. Ai ishte i shurdhët, ndaj bleu një pajisje dëgjimi. Më vonë, shkoi sërish tek dyqani ku kishte blerë pajisjen. Ai i tha menaxherit se mund të dëgjonte bisedat, madje edhe ato në dhomën ngjitur.
Menaxheri i tha” Të afërmit e tu duhet të jenë shumë të lumtur për ty.”
Burri u përgjigj” Nuk u kam thënë. Vetëm jam ulur dhe kam dëgjuar. E di? E kam ndryshuar dy herë deri tani testamentin.” Familja e tij nuk do ta dijë, sa shumë i kanë kushtuar fjalët.
Në librin e Jakobit shkruhet “Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç`pyll të madh djeg” ( Jakobi 3:5). Po, fjalët janë të fuqishme. Psalmisti i krahason ato me shpata dhe shigjeta. Ai shkruan “Kėta e mprehin gjuhėn e tyre si njė shpatė, dhe nė vend tė shigjetave lėshojnė fjalė tė hidhura” ( Psalmi 64:3)
Fjalët mund të sjellin ngushëllim dhe shpresë. “Kush flet pa mend është si ai qė shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim” ( Fjalët e urta 12:18). “Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat” ( Fjalët e urta 16:24)
A të ka thënë ndonjëherë nëna jote, “ Nëse nuk thua dot diçka të këndshme, më mirë mos fol fare?” Kjo gjendet në shkrime. Bibla thotë “Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë” ( Fjalët e urta 10:19)
Në qoftë se ndokush nga ju mendon se është fetar, e nuk i vë fre gjuhës së vet, sigurisht ai e mashtron zemrën e vet, feja e këtij është e kotë. Jakobi thotë se besimi ynë është pa vlerë, nëse nuk i vendosim fre gjuhës sonë ( Jakobi 1:26). Do të bënim mirë ta nisnim ditën me lutjen e Davidit “U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im” ( Psalmi 19:14).