Jemi të sigurt që edhe ti i ke përjetuar mendimet negative. Mënyra se si mendojmë do të përcaktoj nëse do të jetojmë një jetë të paqtë, apo jetë intensive për ti treguar vetes se vlejmë, për të kënaqur të tjerët, duke u orvatur të bëjmë më shumë. Kështu do të lodhemi ndaj duhet të luftojmë të menduarit negativ. Por si ta bëjmë këtë?
- Bano në Krishtin
Mënyra më e mirë për të luftuar mendimet negative është fuqia e Krishtit. Ne duhet të luftojmë duke përdorur armë që na janë dhënë si besimtarë: të qëndruarit në Fjalën e Perëndisë dhe ruajta e marrëdhënies me Të përmes lutjes e adhurimit. Nuk ka rëndësi se sa keq ndihesh, nuk ka rëndësi se sa negative janë mendimet, nëse kalon kohë me Fjalën, në lutje dhe në adhurim, mund të fitosh mendimet e duhura. Ndoshta e teprojmë kur themi që është fizikisht e pamundur të zemërohesh ndërkohë që dëgjon 10.000 Arsye. Një këngë që të kujton prezencën e Zotit në çdo ditë.
- Ji i ndërgjegjshëm
Një mënyrë e mirë për të thyer ndikimin që mendimet negative kanë te ty është të tregohesh i kujdesshëm ndaj tyre. Të jesh i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm për mendimet negative të ndihmon të heqësh fuqinë e tyre në jetën tënde.
Për shembull, ne nuk ndihemi mirë sepse fokusohemi më shumë te vetja se te ajo që Zoti dëshiron të bëj për ne dhe përmes nesh. Nuk duhet të fokusohesh te dobësitë e tua por te mirësa e Perëndisë.
I ke parasysh ato pasqyrat të cilat shtrembërojnë formën tënde dhe të bëjnë të dukesh si i çmendur? Të bëjnë të dukesh më i gjatë, i shkurtër, shumë i dobët, apo shumë i shëndoshë? Ne mund të shihemi në ato pasqyra dhe të ndihemi keq dhe të konfuzohemi për shkak të asaj që shohim ( sidomos ato që na bëjnë më të shëndoshë). Por si të rritur, kuptojnë se ajo që shohim është thjesht në iluzion. Reflektimi ynë në ato pasqyra nuk ka asnjë fuqi mbi ne sepse nuk është e vërteta. Në të njëjtën mënyrë, kur e dimë se mendimet negative janë thjesht iluzioneve që i krijojmë vet ( frikërat, ankthi, turpi, dhe shqetësimet), ato e humbasin fuqinë e tyre tek ne.
- Ta rrethosh veten me njerëz pozitiv
Termi ‘ngjitje emocional’ do të thotë që emocionet janë aq shumë ngjitëse saqë njerëzit mund t’ia ngjisin ato njëri – tjetrit. Shkencëtarët së fundmi kanë vërtetuar se edhe miqtë tanë të rrjeteve sociale mund të na ndikojnë. Nëse emocionet përcillen edhe përmes rrjeteve sociale, imagjino sa më shumë ndodh kjo në jetën e vërtetë.
Emocionet negative, mendimet, dhe fjalët e të tjerëve janë si tymi i cigares që nxjerrin të tjerët. Ti nuk je ai që po tymos cigare ( apo që po mendon negativisht), por ti vuan nga efektet helmuese njësoj.
Njerëzit negativ sjellin pasoja toksike në jetën tënde ndërsa jerëzit pozitiv transmetojnë emocione pozitive. Me siguri në jetën tënde do gjendesh me njerëz me të cilët është e vështirë ta kalosh kohën. Sigurisht nuk mund t’i nxjerrësh këta njerëz jashtë jetës tënde, por duhet të tregohesh selektiv me njerëzit të cilëve ju jep kohën dhe energjinë tënde emocionale.
- Fokusohu te mirënjohja
Fokusimi te mirënjohja është një praktikë që ndryshon pozitivisht sjelljen. Një nga mallkimet e jetës në një shoqëri që ecën shpejt është se ne i marrim gjërat për të mirëqena. Ne nuk i vëmë re bekimet e përditshme, që nga fakti i thjeshtë se vetë jeta është dhuratë. Dhe kur nuk jemi të kujdesshëm, ne do ta shohim veten të bëhemi, sa vjen e më pak falënderues, gjë e cila nuk është mënyra e duhur për të jetuar.
Ky mallkim mund të quhet edhe sëmundja e mosfalenderimit, e cili mesa duhet zë rrënjë në zemrat tona, nga e cila zor se shkëputet më.
Ta trajnojmë veten për të qenë falënderues është disiplinim, që padyshim kërkon shumë kohë dhe lutje për t’u zhvilluar. Në mëngjes me familjet mund të përmendni gjërat për të cilat jemi falënderues por gjithashtu gjatë ditës mund të mendosh për tre person ndaj që cilëve je falënderues. Dhe më pas mund t’u shkruash për t’u treguar se shumë i do, apo mund t’u bësh një telefonatë. Të tilla gjëra nuk marrin më shumë kohë se 15 minuta. Dhe janë gjëja më e bukur.
Nëse u tregon njerëzve se sa falënderues je për ta apo për diçka që ata kanë bërë, me siguri jeta jote do të transformohet ashtu si e shumë të tjerëve.
Të praktikosh mirënjohjen mund të jetë betejë (si çdo disiplinë tjetër). Por Bibla është shumë e qartë kur thotë që kjo betejë nuk është fizike por është një luftë shpirtërore. Efesianëve 6:12 thotë “Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.”
Të mësojmë të bëjmë zap mendimet dhe të fokusohemi tek Ai që ka nën kontroll jetët tona është një disiplinë që ia vlen të zhvillohet.