A janë fjalët që nxirrni nga goja juaj, ndërtuese për të tjerët?

Efesianëve, kapitulli 4, vargu 29 thotë: “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.” Ky është një varg, mes shumë të tjerëve, që është shumë praktik tek Efesianëve kapitulli 4, i cili na inkrajon të jetojmë sipas Frymës, për të ndërtuar të tjerët. Këtu duket qartë që, mënyra se si ne flasim, fjalët që Perëndia dëshiron të dalin nga goja jonë, duhet të jenë të mira, për të ndërtuar të tjerët. Fjalët që dalin nga goja jonë, duhet t’u japin hir atyre që i dëgjojnë.

Unë dua t’ju inkurajoj të mendoni për këtë sot, nesër, gjithë jetën tuaj.  Mendoni për cdo fjalë dhe thjesht pyesni, vlerësoni: A janë fjalët që nxirrni nga goja juaj, ndërtuese për të tjerët? A u japin ato hir të tjerëve? Le të lutemi që Perëndia të na ndihmojë të flasim në atë mënyrë që u jep hir atyre që dëgjojnë.  Ne e dimë sa e lehtë është, të themi fjalë që në vend që të ndërtojnë, i rrëzojnë të tjerët, në vend që t’u japin hir, i lëndojnë të tjerët. Ne duam të ndërtojmë dhe t’u japim hir të tjerëve, për lavdinë e Perëndisë.

Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh. ne e dimë se Fjala Jote thotë tek Jakobi, kapitulli 3, se gjuha është një botë paudhësie, e vendosur në mes të gjymtyrëve tanë dhe ajo mund të ndezë ecjen e natyrës dhe se askush nuk mund ta zbusë gjuhën. Kështu, ne përulemi nga kjo dhe kur dëgjojmë fjalët tek Efesianëve kapitulli 4, ne kuptojmë se kemi nevojë për ndihmën Tënde që të moa na lejosh të nxjerrim fjalë të këqija nga goja jonë. Perëndi, na cliro nga e folura e keqe, nga thashethemet dhe shpifjet. Perëndi, na cliro nga fjalët e thëna me zemërim, që nuk ndërtojnë askënd.

Zot, na ndihmo të flasim sot në një mënyrë që i ndërton dhe u jep hir njerëzve që na rrethojnë. Le të themi fjalë të përshtatshme që të lartësojnë Ty dhe që janë të mira për të tjerët. Ne kemi nevojë që Ti të na ndihmosh për këtë. Na ndihmo që fjalët tona të jenë të vlefshme për të tjerët sot dhe të mira për lavdinë Tënde. Në emër të Jezusit ne lutemi për këtë, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI