Zhvillimi i disiplinës te vetja

Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet Krishtit që më fuqizon. Filipianëve 4:13

Robert E. Lee ishte gjenerali më i madh gjatë luftës së tmerrshme civile që ndau Amerikanët kundër njëri – tjetrit dhe mori jetën e më shumë se gjysmë milioni njerëzish. Ai ishte gjithashtu një njeri i Perëndishëm që nderohej dhe respektohej si nga ushtria e tij ashtu edhe nga armiqtë. Pas luftës, Gjeneralit Lee iu afrua një nënë e re, e cila mbante një foshnje në krahët e saj dhe pyeti gjeneralin me lokët e thinjura se çfarë këshillash kishte për fëmijën. Pasi heshti për një moment, ai u përgjigj: “Mësoji të mohojë vetveten.”

Lee, sigurisht që e kishte kuptuar rëndësinë e disiplinës në ushtri. Një shekull para Gjeneralit Lee, Gjenerali Xhorxh Uashington tha: “Disiplina është baza e një ushtrie. Ajo i bën numrat e vegjël të paharrueshme, siguron sukses për të dobëtit, dhe vlerësim për të gjithë.”

Disiplina në ushtri është e rëndësishme, por a është po aq e rëndësishme edhe në fusha të tjera të jetës? E vërteta është se askush nuk mund të ketë sukses në asnjë përpjekje që bën nëse nuk ka mësuar të disiplinojë veten. Njerëzit e suksesshëm kanë disiplinën që jo vetëm të ngrihen herët në mëngjes dhe të punojnë deri natën vonë, por edhe të mos flasin në vend që t’i japin kolegëve “mend” kur nuk iu pëlqen diçka. Ata janë disiplinuar për të kursyer para, kohë, dhe energji në vend që t’i shohin këto t’i ikin nga duart. Ata e kontrollojnë humorin e tyre, i kontrollojnë veprimet e tyre, i përmbahen orareve të tyre, mësojnë kur duhet të thonë “jo” dhe kur të thonë “po.”

Pyetje: Çfarë i nxit dhe i mëson njerëzve disiplinën? Në ushtri është frika e pasojave- një qëndrim në brigjë është motivimi për të thënë: “Po, zotëri!” dhe për të lëvizur. Në zyrën e doktorit tuaj, të dëgjosh fjalët: “Nëse do të shohësh nipërit e tu të rriten, duhet të lësh duhanin dhe të mbash një dietë të shëndetshme,” është një motivim për ndryshim.

Lakmia mund të bëjë të njëjtën gjë për ju. Jam habitur, herë pas here, se sa burra dhe gra të padisiplinuar, të motivuar nga pasuritë që do të bëheshin të tyre nëse mund të krijonin atë program kompjuterik që Mikrosofti do ta blente, kanë punuar gjatë, duke porositur ushqime të shpejta dhe gallon e pijeve të mbushur me kafe. Këta ishin të njëjtët fëmijë që flinin deri në drekë dhe pasditeve luanin kur ishin në shkollë.

Është edhe një faktor tjetër që disiplinon- Të ndjekësh atë që ju mendoni se Perëndia do që të bëni. Pali ishte i disiplinuar. Ai tha: “Vëllezër, unë, nuk e llogaris veten time se e kam kapur, por një gjë po bëj: duke harruar ato që kam lënë pas, dhe duke u zgjatur drejt atyre që kam përpara, po ndjek pas synimin, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.” Filipianëve 3: 13-14

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI