Lajmi Fundit
prev next

A keni vizituar ndonjëherë ndonjë vresht? Shumë vëmendje i kushtohet gjendjes së çdo hardhie. Vreshtari  kujdeset veçanërisht për çdo hardhi dhe degët e saj. Për shkak se është i interesuar të prodhojë rrush cilësor, ai krasit lastarët e egër që prodhojnë gjethe dhe por jo frut.

Zoti është vreshtari i jetës suaj. Ai krastit filizat e mundimshme në mënyrë që të jeni produktiv dhe të frytshëm për Të. Shpesh, krasitja duket dhe ndihet e dhimbshme, e pamëshirshme dhe e kotë. Por me Zotin nuk ka prerje të rastësishme. Ai shkurton atë që është e dëmshme dhe e keqe për ju.

Kur egocentrizmi dhe egoizmi rriten në zemrën tuaj, Zoti zbret dhe fillon të krasit. Lëndët ushqyese të Fjalës së Perëndisë sjellin jetë të re. Ndërsa e lejoni Perëndinë të punojë, ju filloni të jetoni një jetë të re me shenjtëri dhe drejtësi.

Si të qëndroni dhe të vazhdoni të qëndroni në Krishtin? Përgjigja është duke kaluar  kohë të mjaftueshme për të studiuar, mësuar dhe kuptuar Fjalën e Perëndisë – por jo thjesht si fjalë, fakt ose ndjenja. Fjala e Perëndisë duhet të jetë baza për të gjitha veprimet tuaja, në mënyrë që të ushqeheni dhe të përmbusheni dhe të mund të dilni për të ushqyer dhe përmbushur të tjerët me të Vërtetën.

Është e lehtë të harrohet se prodhimi i frutave është i pamundur pa dhimbjen e krasitjes. Jezusi tha: ” Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.” (Gjoni 15 :1-2).

Në fund të jetës suaj, a do të jetë jeta juaj një guaskë e pafrytshme apo një kopsht i bollshëm? A do të jeni në gjendje të shikoni në sytë e Jezusit në atë ditë të fundit dhe të thoni: “Zot, unë përdora kohën, paratë, talentet dhe dhuntitë e mia për lavdinë Tënde”? Lutjuni sot Zotit që t’ju krasit, që të mund të jepni frytin e Tij.

Lutje: Zot, të lutem më krasit që të mund të jap fruta për Ty. Lutem që kur krasitja të bëhet e dhimbshme, do të besoj në planin Tënd për të mirën time dhe lavdinë Tënde. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

” Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.” (Fjalët e Urta 12:14).

Një prej atyre ditëve
Inkurajoni njëri-tjetrin

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>