Si bëjnë bletët mjaltë? Ky proces fillon kur një bletë ndalon në një lule dhe thith nga nektari i ëmbël e i lëngshëm. Ajo e ruan nektarin në një “çantë” speciale, ku enzimat e thyejnë duke e kthyer në sheqerna të thjeshta. Kur bleta kthehet në zgjua, bletët e tjera e zhvendosin nektarin në huall. Ato rrinë pezull mbi huallin, duke krijuar një fllad që e than nektarin derisa ai të kthehet në mjaltë, dhe pastaj e mbyllin huallin me dyllin e tyre. Bletët vizitojnë 2 milionë lule për të bërë 0.5 kg mjaltë.
Nga vjen mjalti? Shumica e mjaltit vjen nga fermat ku bletët shkojnë, nga prodhime si manaferrat, perimet, pemët frutore dhe pemët arrore. Në 2017, bletarët amerikanë mblodhën 148 milionë paund mjaltë. Shtetet që prodhojnë më shumë mjaltë janë Dakota e Veriut, Kalifornia, Dakota e Jugut, Florida dhe Montana. Bletët polenizojnë më shumë se një të tretën e kulturave dhe rrisin vlerën e të korrave me të paktën 15 miliardë dollarë.
Si përdoret mjalti në prodhim? Pijet më të vjetra të fermentuara u bënë me mjaltë. Shkencëtarët e gjetën atë të ruajtur në kavanoza qeramike mijëra vjeçare në një vend në Kinën Veriore. Receta përfshinte gjithashtu oriz dhe fruta. Sot, prodhuesit e birrës e përdorin mjaltin për të bërë birrë të ëmbël ose të thatë, ose për të shtuar aromë, shije, dhe plotësi produktit.
A do të ndihmojë mjalti për alergjitë? Mjalti përmban polen, dhe për shkak të kësaj, disa njerëz hanë mjaltë për lehtësim nga ethet e temperaturës apo dhe për alergjitë e tjera. Ideja është e ngjashme me mënyrën se si përdorim vaksinat ndaj alergjisë. Por llojet e polenit në mjaltë rrallë herë janë llojet e polenit që i bëjnë njerëzit të teshtijnë apo të shkaktojnë lotë në sytë e tyre . Shkenca flet qartë për këtë: Konsumimi i mjaltit nuk do të ndihmojë shumicën e njerëzve me alergji sezonale.
A mund të të ndihmojë mjalti të shërohesh? Përdorimi i mjaltit për të trajtuar plagët dhe djegiet ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale për shekuj me radhë. Egjiptianët e lashtë e përdorën atë në plagë. Mjalti ka komponentë natyralë që luftojnë bakteret, nxisin shërimin, parandalojnë infeksionet dhe lehtësojnë ënjtjen. Për të qenë i sigurt, blini mjaltë nga një farmaci para se të trajtoni një plagë ose një vend ku mund të jeni djegur. Gjithmonë takoni mjekun tuaj nëse plaga është serioze. Mos i jepni mjaltë fëmijëve nën 1 vjeç. Mund të ketë gjurmë të botulizmit që mund t’i sëmurë ata.




