Lajmi Fundit
prev next

Krerët  më të lartët të BE-së  mbërrijnë sot në Sofje dhe Shkup për të zgjidhur konfliktin mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Silva, në emrin e Kryesisë së Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi vizitojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të biseduar me autoritetet çështjen e zgjerimit të BE-së. Në Sofje do të takohen me presidentin Rumen Radevsi, dhe me kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm nga qeveria teknike në Sofje. Gjatë pasdites delegacioni pritet të takojë në Shkup presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev si dhe përfaqësues tjerë të Qeverisë. Këto takime vijnë pak para takimit të Këshillit për punë të përgjithshme në BE, që do të mbahet me 22 qershor, ku mes tjerash pritet të vendoset edhe për miratimin e kornizës biseduese si dhe për mbledhjen e parë ndërqeveritare, nga ku Maqedonia e Veriut do të fillojë formalisht bisedimet për anëtarësim  në BE.

Zvicra, mirëpret deri në 1,600 refugjatë
Osmani: Aksioni për konfiskimin e drogës në Lipjan, i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>