Një varësi klasifikohet  si një nevojë fizike apo e pavetëdijshme, që formon një zakon për  konsumimin e vazhdueshëm të një substance apo  aktiviteti.   Substanca të tilla mund të jenë kafeja, ilaçet apo alkooli. Ajo që ndodh është se mendja dhe trupi do të përshtaten me këtë substancë dhe personi ndjen se nuk mund të jetojë më pa të. Ne kemi dëgjuar më shumë për varësi ndaj alkoolit apo drogave, por ato nuk janë të vetmet varësi  me të cilat  njerëzit duhet të luftojnë. Kemi varësi ndaj kafeinës, varësi ndaj ushqimit, ose gjithçkaje që e bën dikë që të humbasë kontrollin. Varësia mund të bëhet shumë problematike nëse nuk kujdesemi për të kur ajo shfaqet.   Ndajmë me ju disa varësi të cilat mund të keni nevojë t’i ndaloni.

Kafeina

Ne nuk e mendojmë për kafeinën si një drogë, por kjo është në të vërtetë ajo çfarë kafeina është.  Produktet që përmbajnë kafeinë si kafe, kola dhe çaji janë ndër drogat që përdoren më gjerësisht në botë. Produktet me përmbajtje kafeine bëjnë pjesë në 20 drogat më të përdorura.  Kur ne përdorim më shumë se 1000 miligram kafe në ditë, mund të çojë drejt depresionit  . Gjithashtu shumë kafeinë mund të çojë drejt pagjumësisë, ankthit, spazmave muskulore, e ndoshta edhe problemeve të zemrës.

Ushqimi

Pavarësisht se mund të duket si shaka, në shoqërinë tonë, varësia ndaj ushqimit është reale.  Lidhja midis ushqimit dhe pasojave që ai mund të ketë është studiuar më shumë nga shkenca.  Është gjetur se ushqime që përmbajnë shumë sheqer, apo shumë yndyrë, mund të krijojnë varësi ndaj ushqimit. Ne shpesh mund të konsumojmë porcione të mëdha të ushqimit që përmbajnë shumë sheqer, yndyra, kripë. Këto ushqime mund t’i gjesh në çdo cep rruge dhe ato na shtyjnë që të konsumojmë më shumë se ç’duhet.  Ndaj, mund të përfundojmë në një varësi e cila dëmton seriozisht shëndetin tonë fizik.

Sheqeri

A dëshiron vazhdimisht diçka të ëmbël për të ngrënë? Nëse je si pjesa më e madhe e njerëzve, mund të jesh i varur nga sheqeri. Ashtu si çdo substancë tjetër, ndjesia e këndshme që marrim kur shijojmë sheqer, mund të na flasë për varësi.  Në fakt, njeriu ka qenë shpesh i varur ndaj sheqerit. Shkencëtarët kanë gjetur se sheqeri krijon varësi dhe ngacmon të njëjtat zona të kënaqësisë në tru, që ngacmojnë edhe drogat. Sheqeri i rafinuar që gjenden tek mielli i bardhë, karamelet, pijet me gaz, buka, biskotat dhe tortat, ngelet po sheqer dhe  ndikon tek trupat tanë.

 Interneti

Ekziston edhe një varësi e cila mund të të habisë.  Përdorimi problematik i internetit, i quajtur ndryshe “ përdorimi kompulsiv i internetit”. Në fakt është  një varësi që është shtuar në  “Manualin e Diagnostikimeve  dhe Statistikave të Çrregullimeve Mendore” që publikohet në Organizatën Amerikane të Psikiatrisë për çdo vit. Mendohet se janë 420 milionë njerëz që vuajnë nga varësia ndaj internetit.

Varësitë gjenden në çdo shoqëri dhe mund të marrin shumë forma. Pavarësisht nëse është interneti, ushqimi, apo kafeina, të gjitha kanë pasoja shumë të rënda. Mund të na ndikojnë shëndetin tonë, të dëmtojnë marrëdhëniet tona dhe të ndalojnë që të kemi një të ardhme të mirë. Nëse je duke u sfiduar më ndonjë prej këtyre varësive, mos e kalo këtë gjë vetëm dhe kontakto me një person që është i specializuar në këtë fushë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI