Dhe Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.” Mateu 28:18-20

Popullsia aktuale e botës tonë është afërsisht 7.24 bilionë njerëz, dhe çdo sekondë lindin katër foshnje. Kjo do të thotë se për çdo vdekje ka dy lindje në botë. Rritja më e madhe në popullsinë e botës vjen në ato zona ku njerëzit as nuk mund të ushqehen, edukohen dhe vishen në mënyrën e duhur.

Pyetje: A është çdo njeri i rëndësishëm për Zotin, apo Ai qëndron indiferent ndaj atyre që përulen ndaj imazheve të gurëve dhe i luten Perëndive pagane? Për një gjë mund të jeni të sigurt, Jezusi nuk ishte indifferent ndaj individëve. Në fakt ka shumë të dhëna për Jezusin duke folur vetëm me një individ dhe shpesh ai person nuk ka qenë i rëndësishëm në shoqëri—gruaja te pusi of Sychar, një grua që ishte e dëbuar për shkak të së kaluarës së saj, gruaja që u kap duke kryer kurorëshkelje, Bartimeu i verbër, fëmija e vogël që Jezusi mbajti në krahët e Tij dhe tha: “E tillë është mbretëria e Perëndisë.”

Ju mund ta përbuzni të vërtetën që çdo njeri është i rëndësishëm për Atin tonë Qiellor, por realiteti është se pikëpamja jonë është ndikuar rrënjësisht nga kultura në të cilën jetojmë që pohon se njerëzit me arsim, para, prestigj dhe fuqi janë më të rëndësishëm se sa të gjymtuarit që ulen pranë rrugës dhe lypin, ose foshnja e hedhur në depon e mbeturinave në Kenia, që u shpëtua nga Sammy Hammork, e cila po jep jetën e saj për të bërë një ndryshim në jetën e fëmijëve të dëbuar.

Pas ringjalljes Jezusi u takua me dishepujt—tashmë ishin vetëm 11 prej tyre pasi Juda vari veten—dhe i tha atyre hapur: “Shkoni në botë dhe shpallini Lajmin e Mirë çdo njeriu.” Vetëm disa ditë më parë Ai u ul në Malin e Ullinjve, duke pare nga përroi i Kedronit, dhe i tha ndjekësve të Tij: “Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.” (Mateu 24:14).

Kur Jezusi i tha këto fjalë popullsia e botës ishte 250 milionë. U deshën 1500 vjetë, nga koha kur Krishti ishte në tokë deri në ditët e Martin Luterit që popullsia e botës të dyfishohej, duke arritur në 500 milionë. Treqind vite më vonë, 1830, popullsia u dyfishua duke arritur 1 bilionë. Pastaj 100 vite më vonë, 1930, u dyfishua sërish duke arritur 2 bilionë. Pastaj brenda 30 viteve një tjetër billion iu shtua popullsisë në planetin tokë. Në 1976 popullsia arriti 4 bilionë. Në 1986 arriti në 5 bilionë. Dhe kështu me radhë.

Jesus Krishti vdiq për mëkatet e të gjithë botës, jo vetëm për ata që flasin anglisht, kanë shkolla të mira, pozita të mira, apo për ata që kanë një Bibël në shtëpi të mbuluar nga tymi.

Pyetja ime për ju është shumë e thjeshtë: A donte Jezusi të thoshte që jo vetëm ata të njëmbëdhjetë që ishin në dhomë me të, por edhe ne, jemi përgjegjës për të ndarë Lajmin e Mirë me çdo person që jeton në planetin tokë? Nëse është kështu, atëherë kush është përgjegjës për ta bërë këtë? Dhe së fundi mënyra më e mirë është të shpallim jo vetëm që Jezusi fal mëkatet tona, por që edhe shëron zemrat tona dhe na dhënë shpresë se pavarësisht çfarë ndodh në botën tonë, Ai do të jetë me ne, duke mposhtur errësirën, dhe duke na premtuar parajsën.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI