A doni të rriteni në besimin tuaj? Gjithçka duhet të bëni është të pyesni.
Romakëve 4:18-21
Ne e dimë se duhet t’i besojmë Zotit, por ndonjëherë duket e lodhshme apo jo? Perëndia nuk pret që të kemi besim të madh sa hap e mbyll sytë. Në fakt, në të katërt Ungjijt, Jezusi takoi njerëz – si Thomai, besimi I të cilëve bazohej në të parit e shenjave të gozhdëve në duart e Shpëtimtarit, dhe si centurioni, i cili besonte se shërbëtori i tij mund të shërohej vetëm me një fjalë të thënë nga Krishti (Gjoni 20: 24-27; Mateu 8:5-13). Pastaj kemi dhe Pjetrin, i cili i besoi Jezusit aq sat ë dilte nga barka, por kur pa erën dhe dallgët nuk mundi të vazhdonte të ecte (Mateu 14:28-31). Në çdo rast, Jezusi shfaqi vetëm hir dhe kuptueshmëri.
Edhe pse nuk është një progresion linear, ekzistojnë tre faza themelore të besimit. Së pari, besimi i pakët, thotë: “Unë e di që Ai mundet, por nuk jam i sigurt se do ta bëjë.” Por kur shohim se Perëndia tregohet besnik ndaj nesh, besimi ynë rritet dhe fillojmë të përqendrohemi më shumë tek Ai sesa tek rrethanat tona. Dhe faza e fundit, duhet të kemi besimin e përsosur, i cili thotë: “E besoj atë që thotë Zoti, dhe atë do të bëj!”
Dëshironi të rriteni në besimin tuaj? Kaloni kohë me Zotin. Kërkojini Atij që t’ju ndihmojë të besoni më shumë. Kur Pjetri u frikësua nga dallgët, Jezusi e zgjati menjëherë dorën dhe e kapi—kështu do të të kapë edhe ty.