Ana hyri në shtëpi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. “Mami, sot kaluam ditën më të bukur të shkollës!”- thirri ajo.
“Po çfarë bëtë që u argëtuat kaq shumë?”- pyeti nëna duke buzëqeshur. Ana qeshi:
“Oh, sot kishim një mësuese zëvendësuese. Ishte kaq bukur! Disa nga nxënësit ndryshuan vendet, kështu, mësuesja zëvendësuese e kaloi të gjithë ditën duke thënë emrat e gabuar. Paolo dhe Joeli i thanë asaj se mësuesja jonë na lë gjithnjë përpara për të pushuar. Ajo i besoi, dhe ne dolëm pesë minuta para të gjithëve!”
Nëna heshti dhe pastaj e pyeti: “Nga e dinte mësuesja zëvendësuese se kush ishin nxënësit ose se ku duhet të uleshin?”.
Ana ngriti supet dhe i tha: “Unë di që mësuesja jonë kishte lënë një listë të vendeve me emrat e të gjithë nxënësve.”.
Nëna pyeti sërish: “Por nëse fëmijët përdorën emrat e njëri-tjetrit, nga do ta kuptonte mësuesja zëvendësuese nëse ata po uleshin në vendet e duhura? Dhe nga do ta kuptonte ajo që djemtë po gënjenin për largimin herët nga klasa? Askush nuk i korrigjoi ata, apo jo?”.
“Në fakt, jo. Unë… mendoj se nuk kishte si ta kuptonte,” pranoi Ana.
Nëna e pyeti: “Po ti pse nuk i the të vërtetën? Të tregosh respekt dhe bindje ndaj saj nuk është thjesht mirësjellje e zakonshme; është urdhërim nga Perëndia!”.
Ana pa e hutuar: “Vërtet? Unë e di që Bibla thotë se duhet t’i bindem prindërve, por nuk i përmend mësuesit, apo jo?”
Nëna vazhdoi: “Kur ti po mësoje përmendësh vargun nga Bibla javën e shkuar, të dëgjova disa herë ta përsërisje. Ishte Romakëve 13:1, apo jo?
Kujt thotë se duhet t’i nënshtrohesh? Ndaj kujt duhet të
tregosh respekt dhe bindje?”. Ana u mendua për një çast dhe u përgjigj: “Ëëë… pushteteve të sipërm.”. (Shiko vargun e ditës së sotme.)
“Po,” tha nëna. “Ne duhet t’i bindemi gjithkujt që ka autoritet mbi ne, apo jo?”
“Oh! Epo, ajo është thjesht një mësuese zëvendësuese. Nuk ka rëndësi.” u përgjigj Ana duke ngritur supet. Nëna i tha: “Ka rëndësi që ç’ke me të! Nëse ajo jep mësim në klasën tënde, ti je nën autoritetin e saj. Siç të thashë, Perëndia të urdhëron që t’i bindesh asaj.” “Më… më… më fal,” belbëzoi Ana. “Tani… tani e di se çfarë duhet të bëj! Mendoj se ajo do të kthehet sërish nesër, kështu, do t’i them emrat e nxënësve dhe rregullat që kemi!”.
Po ti si e trajton mësuesen tënde zëvendësuese në shkollë ose në shkollën e së dielës? Nëse ti vendos që të argëtohesh pak kur ke një mësues zëvendësues, sigurohu që argëtimi yt të jetë argëtim edhe për të. Nëse ti ose shokët e klasës i shkaktojnë mësuesit zëvendësues një ditë të keqe, atëherë kjo nuk është argëtuese për Perëndinë. Ai thotë se duhet t’iu bindemi dhe t’i respektojmë ata që kanë pushtet mbi ne. Kjo përfshin mësuesit, punonjësit, trajnerët dhe autoritetet qeveritare.