Tek Efesianët 4:26-27 fjala e Zotit thotë: Zemërohuni dhe mos mëkatoni. Dielli të mos perëndojë mbi zemërimin tuaj dhe mos i jepni vend djallit.
Zemërimi nëse nuk ndalet mund të përdoret nga Satani. Ai mund të çojë në një të folur të korruptuar, jo të shëndetshme dhe degratuese dhe mund ta trishtojë Frymën e Shenjtë. Mënyra se si ti reagon ndaj zemërimit dhe e shpreh këtë emocion është ajo që përcakton nëse do ta lejosh apo jo zemërimin tënd të bëhet mëkat.
Zemërimi mund të mposhtet përmes dashurisë, dhembshurisë dhe faljes.
Efesianëve 4:31–32 thotë: Le të hiqet nga ju çdo hidhësi, inat, zemërim, e bërtitur dhe sharje bashkë me çdo mbrapshti, por jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia iu ka falur në Krishtin.
Zemërimi yt është një sinjal që tregon se diçka nuk po shkon siç duhet, ashtu si një sinjal i kuq në kruskotin e një makine. Qëllimi i sinjalit është që të të shtyjë drejt marrjes së një veprimi, të të bëjë të ndalosh, të bësh një vlerësim të asaj që nuk shkon mirë, e pastaj të ndërmarrësh veprimet e duhura.
Perëndia dëshiron që ti të shqyrtosh burimin e vërtetë të zemërimit tënd dhe pastaj të bësh një vlerësim për të parë nëse po e përdor zemërimin për t’u përpjekur t’i plotësosh nevojat e tua për dashuri, rëndësi dhe siguri.
Zoti dëshiron që ti ta marrësh zemërimin dhe dhimbjen nga e kaluara e ta çlirosh në duart e Tij. Pastaj, hiqe atë që ka bërë faj ndaj teje prej gremçit emocional dhe vëre tek gremçi i Perëndisë. Zoti e di se si të veprojë me drejtësi dhe efikasitet ndaj të gjithë atyre që sjellin dhimbje në jetën tënde. Ai thotë: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar”. (Romakëve 12:19)